Connect with us

Bota

‘Mami na zbuluan, të dua …’, historia prekëse e turistes që u gjet e vrarë në Izrael

Histori tragjike dalin në dritë për vdekjen e të rinjve nga Hamasi në Izrael. 22-vjeçarja Caroline Ball nga Gjermania, e cila ishte studente në Berlin dhe kishte vizituar shoqen e saj në Izrael për disa ditë, është mes viktimave.

Fati i bëri një lojë të keqe vajzës së re, pasi ajo do të fluturonte nga Izraeli në Gjermani mesditën e së shtunës, por Hamasi sulmoi ndërtesën ku ajo qëndronte me të dashurin e saj, duke i vrarë të dy.

Pak minuta para se të vritej nga luftëtarët e Hamasit, ajo po komunikonte me nënën e saj duke i thënë asaj se ata fshihen në një strehë.

“Jemi nën sulm, nuk e di kush janë. Jemi fshehur në një strehë. Mendoj se na zbuluan. Mami të dua”, thuhet në mesazhin e saj të fundit.

Advertisement