Kosova
Manastiri nuk u zgjodh rastësisht, kishte një qëllim/ Dean Dzebic për ‘Geopost’
“Njësitë si Brigada e Veriut, Rojet e Urës dhe Mbrojtja Civile nuk janë formacione paraushtarake, por përkundrazi, mund të themi me siguri, forca qeveritare, dmth forca të shërbimeve të sigurisë së një vendi të caktuar,si Serbia” – Kështu u shpreh Dean Dzebic, komentator i sigurisë ushtarake dhe redaktor i portalit Arma.ba, në një intervistë për ‘TheGeopost.’
Ai theksoi se armët e sekuestruara, si snajperët “Shigjeta e zezë” 12,7 mm të përdorur nga njësitë më elitare të Ushtrisë Serbe, janë një nga argumentet më të pakundërshtueshëm se kush qëndron në fakt pas stërvitjes dhe përgatitjes së njësive të tilla.
Dzebiç aludoi në deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç se uniforma të tilla mund të bliheshin në tregun e zi, por, thekson ai, “pajisjet që ata kishin mund të bliheshin vetëm nga një tregtar shtetëror i armëve, që në këtë rast ishte shteti i Serbisë”.
Ai u shpreh gjithashtu segrupi Wagner ofroi një lloj dekreti dhe paradigme të tillë që historia shtetërore mund të shndërrohet në biznes, në të cilën biznesmeni kontrovers do marrë mbi vete përgjegjësinë për menaxhimin dhe do të zbatojë politikën shtetërore në një masë të madhe.
“Në këtë aspekt, ka një lidhje mes Rusisë dhe Banjskës, duke pasur parasysh se Milan Radoiçiç konsiderohej një nga biznesmenët me ndikim, shumë kontrovers në veri të Kosovës, për të cilin absolutisht mund të themi se ishte Prigozhin në miniaturë” – theksoi Dean Dzebic, sipas të cilit, në të ardhmen do të shikojmë edhe përsëritje të 24 shtatorit, pasi sic tha ai, nuk duhet “të prishet lidhja e krimit të organizuar dhe terrorizmit në Kosovë”.
Banjska, thekson ai, ka pasur dy qëllime dhe manastiri I fshatit të vogël nuk ishte zgjedhur rastësisht. Qëllimi fillestar i operacionit, tha Dzebic, ishte “të shkaktonte konflikt, dhe prej kësaj Serbia do përfitonte shumë në dialogun e Mosovën, pasi Albin Kurti do dilte si përgjegjës
“Operacioni që u krye në Banjska është ai që në terminologjinë moderne ushtarake të sigurisë quhet ‘operacion me flamur të rremë’ ose një operacion me flamur të zi, dmth., një operacion për ndryshimin e flamujve, një operacion nën flamur dhe uniforma false. Në këtë drejtim, operacioni kishte për qëllim krijimin e një klime në të cilën do të justifikohej mobilizimi i ushtrisë serbe dhe të gjitha agjencive të sigurisë. Në fakt, u kërkua një casus belli. Prandaj zgjedhja e manastirit të Banjskës nuk është e rastësishme. Qëllimi primar i operacionit në Banjska ishte krijimi i kushteve për përshkallëzimin e konfliktit në Kosovë, pasi terroristët e ardhur në Banjskë do të visheshin me uniformat e ushtrisë dhe forcave të sigurisë së Kosovës, dhe duke folur rrjedhshëm gjuhën shqipe, gjë që absolutisht nuk është problem për njerëzit që jetojnë në veri, do krijonin përshtypjen se manastiri në fakt ishte sulmuar nga kriminelë të udhëzuar nga autoritetet e Kosovës” – potencoi Dean Dzebic