Bota
Marinsi amerikan që thotë se ka vrarë Bin Ladenin, arrestohet për rrahje në Texas
Një marins i forcave speciale që ka thënë më parë se qëlloi ndaj Osama bin Laden, ka përfunduar i arrestuar dje në Texas i akuzuar për disa krime dytësore.
47 vjeçari Robert J. O’Neill, ishte mes ushtarakëve që morën pjesë në operacionin e famshëm për lokalizimin dhe vrasjen e ish-liderit të grupit famëkeq militant al-Kaeda.
Operacioni rezultoi i suksesshëm dhe në 2 maj 2011, bin Laden u raportua se u qëllua për vdekje në kompleksin e tij në Abbottabad, Pakistan.
Asokohe ish-rezidenti Barack Obama njoftonte se “një grup i vogël ushtarakësh amerikanë kishin kryer operacionin me guxim dhe aftësi të mëdha.
Pas vdekjes së bin Laden, O’Neill u bë i njohur si ai që kishte qëlluar plumbin final ndaj “terroristit” dhe më pas ndante eksperiencën e aksionit dhe vrasjes së famshme.
Por tashmë fama e tij duket se është shuar teksa O’Neill u arrestua në qytetin Frisco, Texas për sulm fizik ndaj personit si dhe intoksikimin alkooli e sjellje të padenjë në publik.
O’Neill u regjistrua në paraburgim në Collin County dhe më pas u lirua me kusht me garancinë $3,500.
Zëdhënësit e policisë pranonin se ai përballet me akuza kriminale dytësore të sjelljes së dehur në publik dhe sulm ndaj personit.
Në 2017, O’Neill kishte publikuar dhe një libër me kujtimet e tij të vrasjes së bin Laden, të titulluar ‘Operatori’.
Por që prej kohës së lavdisë së Laden, O’Neill është përballur disa herë me forcat e rendit në SHBA.
Ish-marinsi u arrestua në Montana në 2016 për drejtim nën influencën e alkoolit, kur policia tha se e panë duke fjetur në timon teksa makina ecte.
Ndërsa në 2020, O’Neill u përjashtua nga avioni linjave të brendshme Delta Air Lines për mosbindje ndaj zyrtarëve të fluturimit./topchannel