OPINION
“Marrëveshja e radhës në dëm të Kosovës”/ Çfarë po paralajmëron Hisen Berisha
Nga Hisen Berisha
Së shpejti, në tavolinën e bisedimeve, marrëveshja e radhës në dëm të Kosovës.
Qeveria, nxit tema në dëm të Kosovës, në axhendën e dialogut me Serbin. Të tilla janë të gjitha marrëveshjet, që ka nxitur kjo qeveri, me veprime politike të pa maturuara ndaj kushtetutës dhe të pa harmonizuara me partnerët, me theks SHBA.
Kjo mënyrë e politikbërjes, ka sjellë deri te vendime e marrëveshje në dëm të Kosovës, që nga Shtatori 2021 deri në pranimin e statutit final për “zajednicen”, në Tetor, që iku dhe po vazhdon tutje.
Dakordimi me Lajçak, Borel, Kurti e Vuçiq, për ta mbajtur largë opinionin për implementimin e zajednicës në njërën anë, zhvilloj zhurmë diplomatike për dinarin, e në anën tjeter, nene të caktuara të shkruara në draf, implementohen pa pasur nevojë të miratoj Statutin për “zajednicën” si nocion, pa pasur nevojë ta dërgoj draftin në Gjykatën Kushtetuse, pa ia dhënë mundësinë opozitës të reagoj kundër kësaj politike dhe plani djallëzor i sterholluar dhe me shkallë të lartë të rrezikshmërisë për shtetin e Kosovës.
I tillë është edhe vendimi për pagesën e energjisë nga buxheti i komunave në Veri, me të cilin, e kaloi pagesën për shërbimet me energji, nga autoriteti qëndror, në përgjegjësi të komunave në Veri, (të cilat kjo qeveri i konsideron jasht zonës energjetike të Kosovës).
Faktikishtë, kjo është implementim i heshtur e praktik i përmbajtjes së Statutit të “zajednicës”.
Nga deklaratat e zyrtarëve të BE dhe diplomatëve ndërkombëtar, përfshi Ambasadorin e SHBA në Beograd, lënë të kuptohet se do të kemi së shpejti, në tavolinën e bisedimeve, marrëveshjen e radhës në dëm të Kosovës, atë për valutën zyrtare të komunave, që përfshihen në “zajednicë” – Dinarin.
Kjo do të thotë marrëveshje, që në komunat e Kosovës, ku komuniteti serb është shumicë dhe janë pjesë e “zajednicës” si valutë për pagesa e transfere do të zyrtarizohet dinari serb.
Rregullorja që miratoi qeveria, e cila përcakton se e vetmja valutë zyrtare e Kosovës është euro, duke pretenduar ndaljen nga qarkullimi në komunat me komunitet shumicë serbe, ku subvencionimi nga Serbia, bëhet me dinar, ndërkohë që edhe ndodhë kështu, është planifikuar po kështu edhe me “statutin e zajednicës” që kjo qeveri e ka pranuar tashmë.
Ky është një veprim që tregon se kjo qeveri ka qëllim ta futë në axhendën e dialogut edhe një marrëveshje tjetër antikushtetuese, që përligj dinarin serb si valutë zyrtare në territorin e “zajednicës”.
Përndryshe, pse dhe a kishte nevojë të bënte edhe një rregullore për ndalimin e valutes së Serbisë, dinarit, kur me Kushtetutë dhe me Ligjin e Bankës Qendrore të Kosovës, që nga Maji 2012, Euro është përligjur valutë zyrtare në Republikën e Kosovës. Thjeshtë mund të zbatonte ligjin.