Politike
Marrëveshja Rusi-Serbi/ Berisha: Rama nuk tha asgjë
Kryetari i Partisë Demokratike, komentoi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD marrëveshjen Rusi-Serbi. Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk shqipëroi asnjë fjalë të vetme kundër kësaj marrëveshje. Ai theksoi se kryeministri Edi Rama është avokat i President serb Aleksandër Vuçiç.
“A nuk firmosi para fjalimit të Edi Ramës në OKB, Sergei Lavrov me ministrin e Jashtëm marrëveshjen për bashkëpunimin në politikën e jashtme mes Moskës dhe Beogradit.
A shqipëroi një fjalë të vetme Edi Rama kundër kësaj marrëveshje, e cila është komentuar gjerësisht në Europë. Marrëveshje që Serbisë po i kërkojnë shpjegime edhe në Uashington.
Çfarë duhet të bëjë ky më shumë ndaj shqiptarëve, që ne ta tolerojmë këtë. A ka ndonjë hap tjetër për të faktuar vasalitetin e tij ndaj Vuçiçit.
Ky mosnjohjen e Kosovës e justifikon me qëndrimin që mban qeveria e Kosovës ndaj gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit nga Beogradi.
A mund ta bëjë, jo një shqiptar, por kurrë një udhëheqës i civilizuar këtë gjë. Ka ligje ndërkombëtare për krimet kundër njerëzimit.”-tha Berisha.