Connect with us

Shkrime

Mbreti i ferrit me kurorë dafinash rikthen epoken e errët

Profesori serb Boban Bogdanoviç u detyrua të largohet nga Serbia pas një vizite në Kosovë dhe aktualisht qëndron në një vend të fshehtë, I mbrojtur nga tre shtete evropiane për 24 orë në ditë.

Ai ka rrëfyer detajet e planifikimit të mundshëm të likuidimit të tij, si dhe pse vendosi të largohet nga Serbia.

Sic tha ai, I është ofruar drejtimi i Listës Serbe në Kosovë, një apartament në Beograd dhe dy milionë euro në dy vitet e ardhshme, si shpërblim për heshtjen e tij.

Bogdanoviç ka treguar për sulmin terrorist në Banjskë dhe deklaroi se jane te përfshirë emra të rëndësishëm si Milan Radoiçiq, Aleksandar Vulin, Aleksandar Vuçic dhe gjenerali Mojsiloviç.

Bogdanoviç, doktor i shkencave ekonomike, disident politik dhe analist i sigurisë për Ballkanin Perëndimor, ka akuzuar regjimin e Vuçiqit për persekutimin e tij, duke përfshirë përdorimin e propagandës dhe akuzave të rreme për ta shpallur ai person non grata dhe për ta mbajtur të margjinalizuar në jetën publike.

“Vuçic dhe njerëzit e tij shpikën akuza të rreme dhe propogandë për të më përjashtuar nga skena politike në Serbi. Gjithçka që shpikën kundër meje, u përdor për të justifikuar dhe për të legjitimuar sulmet dhe kërcënimet ndaj meje dhe familjes sime” – theksoi Bogdanovic

Për më tepër, ai shprehu bindjen se vetëm një bashkëpunim i ngushtë dhe një qasje e përbashkët e rajonit mund të parandalojë krizat e mundshme të sigurisë dhe konfliktet në të ardhmen.

“Unë mbetem i vendosur që të vazhdoj luftën time politike për një Ballkan më të sigurt dhe një Serbi më të lirë dhe demokratike” – theksoi Bogdanoviç………………….

“Serbia është i vetmi komb në botë që humbjet i kthen në fitore, që gënjeshtrat i kthen në të vërteta dhe krimet dhe gjenocidet i kthen në  fushata humanitare.

Duart e Aleksandar Vuciqit tij janë të mbuluara me gjak deri në bërryla me me tmerret e kryera në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi. Sado që miqtë e mi politikë boshnjakë, kroatë dhe kosovarë të përpiqen të ruajnë paqen, për fat të keq, Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodik do të krijojnë përsëri ferr në territoret e ish-Jugosllavisë.

Unë insistoj që Republika e Kosovës të jetë anëtare e të gjitha organizatave ndërkombëtare, e veçanërisht anëtare e Kombeve të Bashkuara, sepse kështu Aleksandar Vuçiqit do ta pamundësojë fillimin e një lufte të re në Kosovë” – potencoi Bogdanoviç, doktor i shkencave ekonomike, disident politik dhe analist i sigurisë për Ballkanin Perëndimor

Advertisement