Kronike
Me granatë dhe pushkë, arrestohet 25 vjeçari
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/04/pushke.jpg)
Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi i është zbuluar municion luftarak në banesë. Në pranga ka rënë i riu Armando Guçe, në banesën e të cilit u gjet një armë zjarri pushkë dhe një granatë dore të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndaj tij rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)