Connect with us

Kronike

Me kok*ainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin, momenti kur prangoset

SHËNGJIN– Një 26-vjeçar është arrestuar në Shëngjin, pasi është kapur me kokainë me vete. 26-vjeçari Emiljano Bibi dyshohet se do ta shiste drogën në zona të ndryshme të Shëngjini.

Në pamje të ndara nga policia, shihej edhe momenti kur 26-vjeçari është shtrirë në tokë nga efektivët të cilët i vënë dhe prangat. Në xhep dallohet edhe kokaina e mbështjellë me qese.
“Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional antidrogë “Tempulli 2”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë finalizoi operacionin e koduar “Zona”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. B., 26 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Emiljano Bibi, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese me rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte siguruar me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza në Shëngjin”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

Kronike

Me kallashnikov dhe municione të tjera luftarake në banesë, arrestohet 57-vjeçari

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vëllezërit”, kundër armëmbajtjes pa leje. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Elbasan, si rezultat i hetimit me metoda proaktive të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

Gjatë operacionit, në banesat e 2 vëllezërve u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 armë pneumatike, 1 pushkë trofe, 1 palë dylbi, 2 karikatorë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë). Vihet në pranga njëri prej vëllezërve dhe procedohet në gjendje të lirë, për arsye shëndetësore, vëllai tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë siguruar informacion për 2 raste të posedimit të armëve të zjarrit.

Ky informacion është hetuar me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, dhe si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Vëllezërit”.

Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Gjergjan, në banesat e shtetasve A. M., 65 vjeç dhe B. M., 57 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri kallashnikov me 2 karikatorë me 80 fishekë;
1 armë gjahu gjysmë automatike;
1 ⁠armë zjarri pushkë (trofe);
2 pushkë pneumatike;
1 armë pneumatike me dylbi të montuar;
1 palë dylbi;
1 mjet prerës (thikë) i kombinuar me përforcues grushti.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasi B. M., 57 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë, për arsye shëndetësore, vëllai i tij, shtetasi A. M., 65 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Kronike

U dhunua me sende të forta, si paraqitet gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi vijon të jetë e njëjta, teksa ai mbetet në të njëjtat parametra.

Mëngjesi vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion

Përgjatë kësaj kohe avokatit po i bëhen ekzaminime herë pas herë për të parë gjendjen e tij.

Kujtojmë se prej disa ditësh Sokol Mëngjesi ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë pasi një grup të rinjsh e dhunuan me mjete të forta në kryeqytet.

Continue Reading

Kronike

E rëndë/ Dyshohet se është vetëvarur, 40-vjeçari gjendet i pajetë

Një 40-vjeçar është gjendur ditën e sotme pa shenja jete në banesën e tij në Korçë, ku jetonte i vetëm.

Sipas autoriteteve shtetasi A. N. është vetëvarur, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.15, në banesën ku jetonte i vetëm, është gjetur dyshohet i vetëvarur shtetasi A. N., rreth 40 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

Foto/ Çantat plot me para! Ndalohet 45-vjeçari në Kakavijë

Një 45-vjeçar u vu nën hetim, pasi në pikën kufitare të Kakavijës, u kap me dy çantat të mbushura me para të padeklaruara.

Shtetasit me iniciale E. K., iu gjetën 47.150 euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe ndaj 45-vjeçarit, banues në Tiranës, nisi procedimi penal, në gjendje të lirë.

Continue Reading

Kronike

Bie nga lartësia, plagoset rëndë punëtori/ Niset me helikopter drejt Traumës (EMRI)

Një 62-vjeçar është plagosur rëndë pasi ka rënë nga një lartësi teksa punonte në një kantier ndërtimi. Servet Ziflaj është nisur para pak minutash me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime spitalore bëjnë me dije se ai është paraqitur ditën e djeshme në spitalin e Sarandës pasi kishte rënë nga një lartësi në kantierin ku punonte.

Fillimisht ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, por ditën e sotme ka rënë në gjendje koma. Për shkak të gjendjes së rënë është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING