Connect with us

Kosova

Me pranga nga paraburgimi, Jakup Krasniqi: S’kisha dëshirë të luftoja serbët…isha i detyruar

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimare të Shqipërisë, Jakup Krasniqi është shprehur se është kontrolluar disa dhjetra herë nga efektivët, sjellje që e konsideron të përshtatshme për kriminelë dhe jo për të. Ai vazhdoi të përsëriste se nuk e meritonte asgjë nga ato që kishte përjetuar që prej 4 nëntorit, ditë që ishte prangosur.

“Procedurat e ndjekura janë të panevojshme sepse nuk kisha nevojë të jem këtu. Në tribunalin e Hagës kam qënë dy herë dëshmitarë. E kam thënë krejt gjithë çfarë kam pasur për të thënë. Dhe po të kishte një fakt, Haga do të më dënone. E shoh si përpjekje të fundit se në vitin 2006 Akademia e Shkencave të Serbisë e ka bërë këtë përpjekje të ndërtonte një tribunal për Kosovën dhe ia arriti qëllimit. Nuk besoj që ka mbi 30-vjeçarë që e dinë kush ka bërë krime në Kosovë. Kjo më dhemb shumë. Këta këtu mendojnë që janë kriminelë, unë jam intelektuar. Jam arsimuar për të qënë mësues, dhe jam detyruar që luftoj serbinë. Mi lidhin duart dhe më kontrolluan disa herë. Keni procedura të përshtatshme për kriminelë, por jo për mua. Morët librat që kam shkruar. Ndjehem keq për padrejtësinë që më keni bërë. Nuk e kam merituar dhe nuk ka kush që ma arsyeton,”-u shpreh ai. 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *