Connect with us

Kosova

Me raketat “Javelin”, Amerika çoi mesazh te Serbia/ Analistët tregojnë të pathënat

Analistë të ndryshëm në Kosovë, e shohin dërgimin e antitankeve “Javelin”, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një mesazh nga kjo e fundit për Serbinë. Kjo sipas tyre tregon se ndonëse në veri mund të ketë rebelim apo edhe veprime terroriste prapa të cilave mund të qëndrojë Beogradi, megjithatë Serbia ushtarakisht nuk futet dot në Kosovë.

Sipas tyre gjithashtu, do të ketë presion të shtuar për implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe dhe se zgjidhja ideale do të ishte përpjekja që në bisedimet me Serbinë të trajtohet çështja e Kosovës Lindore si reciprocitet.

Një tjetër mundësi për ikjen nga çështja e Asociacionit, sipas tyre, mund të jetë edhe rikthimi në tavolinën e bisedimeve, i çështjes së përcaktimit të kufijve në tavolinë.

Analsitët potencojnë se derisa Kosova vazhdon të jetë në një proces të gjatë të bisedimeve që nuk po i shihet fundi, atëherë marrëdhëniet me shtetin fqinj sipas tyre, çdo herë do të përcillen me tensione, telashe, incidente, me ndonjë situatë që do jap fije shprese për ndonjë zgjidhje por që shpesh here, aktorët do bëjnë veprime taktike më shumë për të përfituar në arenën ndërkombëtare dhe për t’ia hedhur tjetrit se sa vërtetë për të gjetur një zgjidhje.

Po ashtu, ai u shpreh se në thelb, Asociacioni është problematik në tërësi për Kosovën nëse i njëjti do të zbatohet nga kryeministri Albin Kurti.

Sipas tyre, në anën tjetër, partitë opozitare në Kosovë, nuk kanë qëndrim të përbashkët për ceshtjet kardinale që shqetësojnë vendin, por dhe se kryeministri Albin Kurti është populist në përpjekjet e tij për ta trajtuar sidomos çështjen e veriut, ndryshe nga zgjidhjet që japin faktorët perëndimorë, aleatë të Kosovës.

Kosova

“Më mbyllën dyert e shtëpisë sime”, Patriarku serb reagon pasi ju ndalua hyrja në Kosovë

Patriarku serb Porfirie nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës për t’i refuzuar kërkesën për të vizituar sot Patriarkanën e Pejës.

Pasi autoritetet e Prishtinës ia ndaluan hyrjen kreu i Kishës Ortodokse Serbe reagoi përmes llogarisë tij në Instagram, duke e cilësuar Kosovën, shtëpinë e tij.

Të gjitha dyert e kësaj bote janë të hapura për mua, ashtu si dyert tona janë të hapura për të gjithë, vetëm dera e shtëpisë sime, Patriarkanës së Pejës, është e mbyllur dhe nuk më lejojnë të hyj”, shkruan ai.

Më tej, Porfirie ngre dyshime për mënyrën si trajtohen serbët në Veri, duke marrë parasysh faktin që një figure të lartë si ai, Kosova i ndalon hyrjen.

“Si Patriark i Serbisë, si qytetar dhe si besimtar, e di dhe them se, herët a vonë, atë derë do ta hapë vetë Zoti. Ata që mbyllën derën e shtëpisë së faljes, së pari i bëjnë keq vetes, e pastaj të gjithë njerëzve, ia mbyllën derën çdo të mire, bekimi dhe lumturie. Kur patriarkut serb i mohohet liria e lëvizjes si në këtë rast, çfarë po ndodh me serbët që jetojnë aty.

Unë u them atyre të durojnë sepse kushdo që do të durojë deri në fund do të shpëtohet. Nëse ata i mbyllën dyert e Patriarkanës së Pejës për Patriarkun serb, është e sigurt se nuk mund ta mbyllin dashurinë tonë dhe qëllimet tona të mira. Është e sigurt që për ne, veçanërisht në Kosovë dhe Metohi, qielli është i hapur dhe do t’i hapë të gjitha dyert që i ka mbyllur e keqja.”

Continue Reading

Kosova

Tërmeti 3.1 ballë godet Malishevën në Kosovë

Një tërmet është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Malishevë të Kosovës.

Epiqendra ishte mes Malishevës dhe Tërpezës, me magnitudë prej 3.1 shkallë Rihter.

“Tërmet me epiqendër në mes të Malishevës dhe Tërpezës, me magnitudë prej 3.1 shkallë Rihter! Tërmeti ka ndodhur në orën 18:04”, thuhet në njoftimin e Meteo Kosova.

Continue Reading

Kosova

Pasardhësit e Borrellit dhe Lajçakut, shans për të përmirësuar dinamikën e dialogut

Florian Bieber nga Qendra e Studimeve të Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit, në një përgjigje për platformën evropiane “Euractiv”, konsideroi se ndërmjetësuesit e rinj kanë një shans për të përmirësuar dinamikën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duke qenë se procesi ka ngecur në çështje krejt teknike.

Në kohën kur viti zgjedhor i gjen shumicën e përfaqësuesve të lartë në kërkim të mundësive të reja brenda apo jashtë Bashkimit Evropian (BE), largimi i protagonistëve kryesorë që aktualisht mbanjnë barrën më të rëndë në kuadër të dialogut – Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak – paraqet një shans të ri për vendet anëtare që ta rimendojnë qasjen, vlerësoi Bieber.

“Përderisa ndërmjetësuesit e rinj kanë një shans për të përmirësuar dinamikën, ekzistojnë më shumë probleme strukturore, sikurse është mungesa e një perspektive të besueshme drejt anëtarësimit në BE”, theksoi Bieber, derisa shtoi se për të dalë nga ngërçi “ata kanë nevojë për një qasje të re – angazhime të qëndrueshme e transparente” në kuadër të dialogut.

Pas ciklit zgjedhor për Parlamentin Evropian (PE) në qershor, pozitat kryesore të BE-së do të shpërndahen midis grupeve kryesore politike. Emri i kryeministres estoneze, Kaja Kallas, përmendet në korridoret diplomatike si kandidate e mundshme për pozitën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, aktualisht nën udhëheqjen e Borrellit.

Gjithashtu, ende nuk ekziston ndonjë emër i pasardhësit të Lajçakut në rolin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ndonëse javët e fundit u përmend emri i ish-presidentit slloven, Borut Pahor, si kandidat i mundshëm për të marrë përsipër procesin e dialogut.

Continue Reading

Kosova

Anashkaloi Kosovën dhe kënaqi orekset e Vuçiç, ky personalitet ndaloi lojërat e Ramës

“Marrëdhëniet midis dy shteteve të të njëjtit komb (Kosovë dhe Shqipëri), janë larg marrëdhënieve që priten dhe duhet të jenë”. Kështu ka vlerësuar ish-ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara  Agim Nesho dhe fajin për këtë këto marrëdhënie, ia ka lënë kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

“Mendoj që përgjegjësinë kryesore për këtë situatë e kanë marrëdhëniet që ka krijuar Rama me Vuçicin si dhe përfshirja e regjimit të Tiranës me projekte të rrezikshme për Ballkanin, që janë inicuar nga nacionalistët serbë, si ndryshimi i kufijve dhe Ballkani i Hapur”- ka thënë ish diplomati.

Sipas tij, Rama ka anashkaluar Kosovën për orekse të Serbisë, por projektet e tij i ka ndalur kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Politikat anti-kombëtare të Ramës, që stabiliteti ballkanik mund të vendoset duke anashkaluar Kosovën dhe duke kënaqur oreksin nacionalist të Serbisë, kanë sjellë në këtë situatë. Për të qenë i dobishëm për skenarët e mësipërm, Rama e projekton veten sikur përfaqëson gjithë hapësirat shqiptare dhe si njeriu që influencon midis shqiptarëve, gjë që është ndaluar nga personaliteti i fortë i Albin Kurtit, i cili duke qenë sovranist nuk lejon lojëra politike në kurriz të çështjes shqiptare”, është shprehur më tej Nesho.

Ai gjithashtu parashikoi se “rotacioni politik në Shqipëri mund të sjellë menjëherë përmirësim dhe zhvillim të këtyre marrëdhënieve”.

Lidhur me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, ka komentuar së fundmi edhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj. Sipas tij, marrëdhëniet mes dy shteteve aktualisht janë zero. Ai ka akuzuar kryeministrin Kurti, se e ka kthyer qeverinë e tij në një platformë që i përçan shqiptarët, duke përmendur zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Përsa i përket OpenBalkan, Hoxhaj ka thënë se ai e ka parë atë si një mundësi që shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut të  krijonin një kohezion ekonomik dhe shoqëror.

Continue Reading

Kosova

Kurti i inatosur dhe frustruar me aleatët, në vend të punës zgjodhi ankesat

Kërkesa e Gjermanisë dhe Francës që draftstatuti i Asociacionit të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), tregoi për raportet e dobëta që aktualisht ka Kosova me shtetet aleate.

Një situatë jo të këndshme me këto shtete e tregoi edhe deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e së mërkurës ku tha se “s’ka pritur që pengesat për anëtarësim në organizatën e Këshillit të Evropës (KiE), do t’u bëheshin nga shtetet demokratike”.

Megjithatë, për njohësit e çështjeve politike të cilët e kanë përcjellur punën e qeverisjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, këto raporte me vendet aleate s’kanë qenë asnjëherë të mira gjatë kësaj udhëheqje.

Sipas tyre, për herë të parë janë dëgjuar deklarata nga personat që përfaqësojnë vende të tjera që s’ishin dëgjuar më herët, e për herë të parë Kosova po vazhon të jetë e sanksionuar nga Bashkimi Evropian.

Ligjëruesi i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, për deklaratën e Kurtit në konferencë për media, tha se shpreh “frustrim” dhe “inat” ndaj aleatëve. Ai gjithashtu potencoi se politika e jashtme e Kosovës në përgjithësi për momentin s’është aspak e mirë.

“Aktualisht politikën e kryeministrit nuk po e shoh si politikë të mirë dhe të zgjuar. Ka mungesë të madhe të botëkuptimit të politikës së jashtme dhe kjo normalisht që është dëmtim i raporteve me aleatët kryesore” – deklaroi Arifi, I cili eshte shprehur se kushtezimi I Kosoves me asociacionin duhej te mos kishte ndodhur.

“Qeveria do të duhej të punonte intensivisht dhe jo të dale dhe të ankohet. Sjellja e kryeministrit tregon se ai e ka drejtimin e humbur në atë se çfarë po kërkon” – deklaroi Arifi

Continue Reading
Advertisement

TRENDING