Kosova

Media austriake: SHBA lë në baltë popullin më pro-amerikan të botës

Në vazhdën e tensioneve në veri të Kosovës, shumë media të huaja kanë shtuar shkrimet analitike për Kosovën dhe Serbinë dhe së fundi është vienezia Der Standard

“Situata dita-ditës bëhet më e rrezikshme,” shkruan fillimisht e përditshmja austriake duke ju referuar rrembimit të tre policëve të Kosovës.

Më tutje media asutriake hedh lajmin e madh që e gjithë kriza e veriut lidhet me idenë për ndarjen e Kosovës, një ide e Aleksandër Vucicit, që tashmë gëzon mbështetje edhe te disa forca perëndimore, duke përfshirë edhe shumë diplomat amerikane.

“Me këtë SHBA po e lë në baltë me gjasë shtetin më pro-amerikan të botës, si dhe njërin ndër aleatët më të rëndësishëm demokratik të rajonit. Presioni perëndimor kundrejt Kosovës dhe ledhatimi i autokratit Vuçiq për shumë njerëz është i pakuptueshëm.” – shkruan Der Standard

Sipas saj, do ishte e gabuar edhe në rast se mendojnë se me këtë metodë mund ta afrojnë më afër Serbinë drejt Perëndimit, pasi vetëm disa ditë më parë Vuçiq mori pjesë në manifestimin e ambasadës ruse në Beograd

Përveç politikës së faljes kundrejt Serbisë, bëhet fjalë edhe për “ndryshimin e tërësishëm të politikës amerikane” pikërisht për ndarjen e Kosovës” transmeton media vieneze.

Kjo ide është tepër e rrezikshme pasi do cënohet integriteti territorial edhe i Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore.

“Së fundi këtë ide e kishte ndaluar ish kancelarja gjermane Angela Merkel,” e cila mohonte kufijtë në baza etnike.

Në fund media austriake tregon se Vuçiq është në aleancë edhe me “kryeministrin gjithmonë e më shumë autokratik të Shqipërisë, Edi Rama”

TRENDING

Exit mobile version