Connect with us

Pinknews

Meghan Markle zbulon ngjarjen e hidhur që ka kaluar ajo, kur po shtrëngoja fëmijën tim, e dija se po humbja të dytin’,

Dukesha e Sussex, Meghan Markle tashmë e shëputur nga familja mbretërore  ka zbuluar se ka pasur një abort spontan.

Sipas tabloidit britanik ‘DailyMail’ ajo ka treguar se ka kuptuar se ka humbur fëmijën e saj të në bark ndërkohë që po i ndërronte pelenat e djalit të saj Archie.

‘Pasi ndryshova pelenën, ndjeva një ngërç të mprehtë. Unë rashë në dysheme me të në krahë, duke vendosur një ninullë për të na mbajtur të dy të qetë, melodia e gëzuar ishte një kontrast i fortë me sensin tim se diçka nuk ishte në rregull. Unë e dija, ndërsa shtrëngoja fëmijën tim, se po humbja të dytin,”-ka treguar ajo.

Gjithashtu ajo ka treguar se kjo ka ndodhur një mëngjes të zakonshëm korriku dhe më pas pasi ka kuptuar se ka humbur fëmijën ajo ka shkuar në spital bashkë me burrin e saj princin Harry, teksa përshkruan momentin e dhimbshëm ku të dyve i janë mbushur syt me lot.

“Ishte një ditë normale, u zgjova, ushqeva qentë, rregullova rrobat dhe po i ndërroja pelenat djalit tim Archie, pasi ndjeva një dhimbje në barkë u shtriva në dysheme duke mbajtur djalin tim në duar, disa orë më vonë, u shtriva në një shtrat spitali, duke mbajtur dorën e burrit tim. Ndjeva mpirjen e pëllëmbës së tij dhe i puthja nyjet e tij, të lagura nga të dy lotët tanë. Vështruar muret e bardha të ftohta, sytë e mi u shkëlqyen. U përpoqa të imagjinoja se si do të shëroheshim,“-ka treguar ajo.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *