Aktualitet
Mehdi Malkaj i shkon Berishës poshtë penxheres: Jetojmë një diktaturë perverse
Aktori Mehdi Malkaj i ka shkuar poshtë penxheres mbrëmjen e djeshme, Sali Berishës.
Ai tha se sot ne jemi në një diktaturë, madje në një diktaturë perverse.
“Shqipëria ju meriton, që ju ka juve, unë vazhdoj të kem mendimin tim se kjo drejtësia e re është më e vjetër, se drejtësia e vjetër.
Për mua, dhe unë nuk e diskutoj fare këtë.
Jemi të vetmit në Europë dhe ndoshta dhe më gjerë, që nuk kemi Teatër Kombëtar, se kështu do kryeministri i vendit.
Një diktaturë persverse, mirë që shemb e vret e pret, por dhe gëzon, gëzon me fatkeqësinë e tjetrit.
Këtu kam ca zonja, këtu para, që mund të më thonë: Si i lajnë shkallët, nga poshtë? Apo nga lart?
Po ky SPAK pse nuk e fillon nga lart luftën kundër korrupsionit?!
Dhe nga lart është ai. Por e fillon nga poshtë, nga pastruesja, se aty qëndron gjithë korrupsioni sipas tyre”, tha ai.