Connect with us

Politike

Mesazhi që ju dha Berisha qytetarëve të Tiranës për Etem Agën!

Historia politike ka treguar që që liderët politikë ose kryetarët e partive shpeshherë kur duan të japin mesazhe tek njerëzit e tyre apo anëtarët e partive politike zgjedhin simbolika por edhe momente kur janë në emisione prime time. Këtë gjë bëri edhe Sali Berisha kur u pyet në Top Story nga gazetarja e emisionit, jo vetëm për ministrat në hije por edhe ekipi i tij se kush mund të jetë. Berisha i suprizoi të gjithë analistët, kur emri i parë që u përmend ishte emri i Etem Agës, një zë jo shumë i njohur mediatikish në arenën mediatike, por një emër shumë i njohur dhe me reputacion të fuqishëm në diasporë dhe në qarqet frankofone.

Etem Aga në fakt është një prej nesh, një nga shumë shqiptarët që pasi ferri komunist po rrënohej, mori rrugën që në vitet 90 për në Europë, me ëndërra për të parë dhe prekur si eksperiencë atë botë që sistemi egër komunistë ja u kishte ndaluar. Vitet e para në Francë ishin shumë të vëshira por jo të pamundura, pas dy vitesh punë në serra ai më pas falë këmbënguljes nisi punë si pedagog në një kolegj të Francës për të vazhduar për shumë kohë në këtë rrugëtim. Paralelisht hapi edhe një biznes privat, i cili t’i shërbente për të ndihmë familjes së tij të madhe. Historia e një shqiptari, i cili pavarësisht se largohet kokën e ka pas për familjes e tij në vendin e tij.

I rritur me idenë konservatore, me besimin në Zot, dashurinë për atdheun u kthye e në një urë të fuqishme lidhjes për shumë shqiptarë, të cilët emigronin në diasporë por edhe në Francë, për tu përshtatur, por edhe për të filluar një mundësi punësimi dhe rehabilitime me komunitetin duke qenë se vinin nga kultura të ndryshme. Prandaj dhe Sali Berisha duke njohur këtë histori, duke njohur kontributin e madh që ai ka dhënë në të djathtën shqiptare dhe modestinë e tij për të mos folur se çfarë ka bërë zgjodhi ta përmendte në Top Channel, në televizionin më të ndjekur shqiptar, duke dhënë mesazhe të qarta për strukturën e tij të besuar, për demokratët, se kë duhet të votojnë në listën e hapur të Partisë Demokratike.

Advertisement