Sport
Messi bën për të qarë gazetarin
Pablo Giralt ka intervistuar Lionel Messin, që pritet të jetë protagonist me Argjentinën në Botërorin e Katarit dhe në fund të saj nuk i mbajti dot emocionet, teksa zbuloi se ka bërë realitet ëndrrën e tij, të intervistojë një nga më të mirët në botë.
“Të uroj më të mirën e botës, sepse kam një admirim të pafund për ty”, i tha gazetari Messit në fund të intervistës, para se të shpërthente në lot, ndërsa ylli argjentinas e kaloi me të qeshur dhe i tha: Faleminderit. Jam shumë i lumtur për afeksionin që kam marrë gjatë karrierës time.
Ishte vetë gazetari që shpërndau videon i pari, duke u shprehur se rrugëtimi i tij në fushën e medias ka qenë i vështirë dhe i komplikuar, por ky ishte profesioni i tij i jetës dhe ishte i lumtur që kishte intervistuar futbollistin që admiron më së shumti.