Në një postim në rrjetet sociale, Meta thekson se ne duhet të përqendrohemi në zbatimin pa vonesë të “Procesit të Berlinit” dhe të mos shpërqendrohemi nga qasjet alternative paralele, jo gjithëpërfshirëse
Sipas tij, “Procesi i Berlinit” fuqizon procesin e zgjerimit, duke i përshtatur reformat e kërkuara me shpërblimet financiare.
“’Procesi i Berlinit’ përmban 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në tryezën politike të Bashkimit Europian dhe përfaqëson vullnetin e vendeve tona.
Çdo proces që copëton BE-në përfaqëson frikën politike të liderëve autokratikë për humbjen e pushtetit të tyre”, shprehet Meta.