Connect with us

Politike

Meta del jashtë kontrollit, ‘qëllon’ Ramën

Ilir Meta i Partisë së Lirisë, nuk ndalet me kërcënimet ndaj kryeministrit Edi Rama.

Pasi shpesh në deklaratat e tij, i drejtohet duke i thënë se do t’i shkulë dhëmbët, këtë herë Meta në “Now”  shprehet se nëse Rama do të prekë votën do ta shikojë mirë se kush është Ilir Meta.

“Kam paralajmëruar se 14 maji do të jetë një Festë e Madhe. Nëse ishin nga “Rogneri” te “Skënderbeu”, do të jenë deri të “Stacioni i Trenit” në 14 Maj.

Gjithë Tirana do jetë atje. Do festojë fitoren e demokracisë, rikthmin e pluralizmit politik. Do thoni ju do prekë votën ai, ta provojë dhe do ta shikoni ju ku do të jetë Ilir Meta, do jetë duke fjetur gjumë apo do të jetë atje me qytetarët për ta ndjekur këmba këmbës Edi Ramën. Ne po ndeshemi me një mafie botërore këtu”, tha Meta

“Ajo çfarë kam thënë është aty dhe mbajeni aty. Unë merrem vërtet me më të fortin. Patjetër që kjo po ndodh dhe do ndodhë.

Kjo nuk kishte lidhje që me datë 12 do t’i bie më të fortit, kur i forti është me charterin luksoz aty. Do ta bëni më të fortin? Ma sill më të fortin këtu në studio, i bie këtu në syrin tënd, me fakte, me argumenta”, theksoi ai.

Meta deklaroi se kjo forcë politike nuk ka pasur figura të spikatura për kandidatë për kryetarë bashkie, ndaj ia dorëzoi Partisë Demokratike këtë proces.

Meta u shpreh se një arsye tjetër, ishte dhe fakti se Partia e Lirisë, aktualisht nuk është e përgatitur.

“Partia e Lirisë është një parti që sapo e ka kaluar një proces tranzicioni dhe nga ana formale, proceduriale, që nga 25 prilli e deri te 29 tetori.

Së dyti, dihet që ish-LSI-ja pësoi një traumë të madhe për shgkak të gabuara që mori vetë.

Aktualisht, nuk ka qenë një forcë realisht e përgatitur apo ku kishte individë shumë të spikatur dhe të gatshëm, që kishin investuar gjatë kësaj kohe për kryetarë bashkish”, theksoi ai.

Advertisement