Connect with us

Politike

Meta: Vota e ndëshkimit do i hapë rrugë ndryshimit më 14 Maj

Kreu i Partisë së Lirisë ka komentuar nënshkrimin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” duke falënderuar Kryesinë e PL-së.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se “fuqia e bashkimit dhe vota e ndëshkimit do t’i hapin rrugën ndryshimit më 14 maj”.

“Kënaqësi të gjeja mirëkuptimin dhe mbështetjen unanime të Kryesisë të Partisë të Lirisë për nënshkrimin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Fuqia e Bashkimit dhe vota e Ndëshkimit do t’i hapin rrugën Ndryshimit më 14 Maj, nga Durrësi në Korçë dhe nga Tropoja në Sarandë gjithmonë me Tiranën në ballë të Fitores historike ndaj monizmit dhe abuzimit me taksat dhe shërbimet ndaj qytetarëve!”, ka shkruar Meta.

Advertisement