Connect with us

Aktualitet

Metastazat e kancerit serb/ Martin Dunai, ‘Financial Times’ – Shkrim nga NTV | Editorial NTV.AL

Politikanët veteranë të Ballkanit dinë më mirë se të jenë entuziastë rreth ujdive të bëra nën trysni në dhomat e pasme diplomatike. Por, ngarjet e 18 marsit i dhanë atyre arsye për të qenë optimist. “Kemi ujdi për njohje nga Serbia” – shprehen ata në Kosovë Kjo njohje do të hapte portat e investimeve, aq shumë të nevojshme në një nga cepat më të varfra të Evropës. Por edhe më me rëndësi, do të shtronte rrugën për Kosovën, Sebinë, dhe tërë Ballkanin Perëndimor për t’iu bashkuar aleancës euro-atlantike si BE’ja dhe NATO, duke stabilizuar tërë këtë rajon të paqëndrueshëm në një moment kyç. Pushtimi rus i Ukrainës derdhi një dritë të re mbi Ballkanin Perëndimor, ku Serbia dominon. Beogradi ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve evropiane kundër Rusisës, aleates tradicionale sllave të saj. ShBA ka frikë se ndikimi i Serbisë në rajon mund të shkaktojë që çfarëdo destabilizim të leshoje metastaza. Kështu që diplomatët perëndimorë kanë bërë përpjekje për të mbajtur Serbinë larg tërheqjes gravitacionale të Vladimir Putinit, duke premtuar para dhe anëtarësim të përshpejtuar në BE në këmbim të përfilljes, dhe duke kërcënuar me izolim dhe tërheqje të investimeve në rastin e kundërt. Franca, dikur e përmbajtur rreth zgjerimit të BE’së me Ballkanin Perëndimor, ndërroi marshin dhe iu bashkua Gjermanisë për një tandem të fuqishëm diplomatik që do të shtynte procesin krahas BE’së dhe ShBA’së. Serbia nisi të lëvizë, duke shtrirë lidhjet me burime energjetike jo-ruse që potencialisht mund të deprivojë Moskën nga kanali kryesor i saj i ndikimit. Çështja e rëndësishme e Kosovës, sidoqoftë, mbetet. Rusia e ka fituar Serbinë pjesërisht duke mbështetur Beogradin në forume ndërkombëtare si OKB. Nëse perëndimi mund të ndihmojë në çmontimin e këtyre tensioneve, do t’ia hiqte Moskës këtë levë.Kancerlari gjerman Olaf Scholz u tha Kurtit e Vucic se “është koha kur ju duhet të tregoni lidership” Samiti i Ohrit sugjeroi që ky moment kishte ardhur . Por pastaj gjithçka ra në heshtje, duke dhene pershtypjes se ishte vetem një marrëveshja në letër, e pa firmosur nga Vucic e qe nuk do zbatohej Hera tjetër kur u takuan Vuçiq me Kurtin, në një samit në Bruksel më 2 maj, ujdia dukej e tëra e vdekur. Kurti i Kosovës e shqeu propozim dhe dha një vizion alternativ për perfaqesimin etnik të serbëve të definuar si jo-territorial, dhe nën mbikëqyrjen e rreptë financiare të Prishtinës, kurse serbi Vucic deklaroi se kështu nuk mund të vazhdonte. Escobar ngul këmbë që marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët dhe thotë se ShBA bashkë me BE’në, janë plotësisht të përkushtuara për të ngulitur një kompromis. Zëdhënësi i Punëve të Jashtme të BE-së, Peter Stano, u tha gazetarëve se Brukseli do të vazhdojë të punojë drejt një marrëveshjeje, duke shtuar se Kurti “ka shkelur germën dhe frymën e marrëveshjes së dialogut”. Sipas analisteve politike, “Ndërkombëtarët kafshuan më shumë ç’mund të përtypin” Pas një dekade rënie, serbët sot përbëjnë rreth 5 për qind të popullatës në Kosovë, vendosur kryesisht ne 4 komuna ne pjesen veriore. Shumica e tyre e konsiderojnë veten qytetarë serb. Zgjidhja e propozuar në Ohër ishte se Kosova do të lejonte formimin e një Asociaciconi atje, e cila do të kishte disa pushtete të caktuara ekzekutive lokale dhe do të lej

Advertisement