Connect with us

Aktualitet

Mikrokreditë, ja si funksiononte skema mashtruese/ Si detyroheshin qytetarët të hynin në “rrjetën” e përmbaruesve

Një skemë e mirëfilltë mashtrimi përmes mikrokredive ka çuar në arrest 8 persona, 4 prej të cilëve në burg dhe 4 të tjerë në arrest shtëpie. Ndërkohë një tjetër person është shpallur në kërkim.

Të gjithë akuzohen për mashtrimin e qytetarëve bazuar në një skemë mashtrimi, pothuajse e ngjashme me ato piramidale, ndërsa vlera llogaritet në 7 mln euro.

Skema funksiononte e tillë: nga bankat e nivelit të dytë bliheshin kreditë e këqia nga zyrat përmbarimore, të lidhura me institucionet e mikrokredive, duke formuar kështu një rrjetë merimange, ndërsa qytetarët trajtoheshin si një mundësi e “artë” për ti rrëmbyer gjithçka.

Ndaj tyre ushtrohej presion që konsistonte në marrjen e kredive të reja, me logjikën se përmes tyre do të shlyeshin kreditë e vjetra, ndërkohë që kredimarrësit (qytetarët) hynin në një rrjetë merimange që nuk dilnin dot më.

 

 

Dhe në momentin që nuk arrinin të shlyenin këto kredi, zyrat përmbarimore vepronin duke i marrë pronat.

Subjektet mashtruese në këtë veprimtari, sipas dosjes së Prokurorisë, janë: Micro Credit Albania,  ADCA, SHP Zig, FS dhe FLASH. Ndërkohë që personat ndaj të cilëve janë caktuar masat e sigurisë arrest me burg janë:  Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Arben Meskuti.

Në masën e arrestit në shtëpi janë lënë Jorsida Dervishi, Alketa Tanushi, Kejda Seferi dhe Elda Ibro.

Ndërsa në kërkim është shpallur Alban Kote. Shumica e emrave të mësipërm janë pronar të shoqërive përmbarimore ose administrator të subjekteve të mikrokredive.

Si funksiononte skema

Skema funksiononte përmes shtrëngimit të debitorëve. Bëhet fjalë për rreth 4 mijë kredi të këqija që qytetarët kishin në bankat e nivelit të dytë, që nuk arrinin dot ti shlyenin prej vitesh, dhe borxhi i tyre ndaj bankave rritej eksponencialisht.

Këto kredi  bliheshin nga zyrat përmbarimore, të lidhura me subjektet e mikrokredive, dhe me vendime gjykatash, shkonin në bllokime pronash që ishin në emër të qytetarëve, me vlerë disa fish më të madhe se borxhi që ato kishin në banka.

Referuar dosjes hetimore, këta “kreditorë të këqinj” detyroheshin që të hynin në një tjetër borxh, duke iu ofruar kredi e re nga institucionet e mikrokredive, me pretendimin se do të shlyenin kredinë e parë të tyre, pra nuk do të humbisnin pronat.

Në fakt ky ishte thjesht një karrem, pasi ai që nuk kishte arritur të shlyente kredinë e parë në bankën e nivelit të dytë, nuk do të mund të shlyente një tjetër kredi, me norma interesi më të larta, dhe në pamundësi për të shlyer ‘borxhin e ri’.

Duke iu referuar dosjes hetimore, në një rast, shtetasi  I.D ka marrë një kredi në shumën 700 mijë lekë të reja, ndërsa rezulton se banka ka kërkuar 272 mijë lekë më shumë se sa ka vendosur gjykata.

Në një tjetër rast, një qytetari për detyrimin e papërmbushur prej 347 958 lekë që pati në 2007, iu vendosën në sekuestro konservative 14 pasuri ‘Tokë Arë’ në fshatin Mëner i Sipërm në Tiranë, me një sipërfaqe totale 10 080 m2.

Të gjitha veprimet janë kryer nga zyra përmbarimore “Star”.

Pasuritë ishin në emër të debitorëve Asllan dhe Lule L. Urdhëri për vënie Sekuestro, mban datën 10.8.2017

Dosja hetimore

Në dosjen hetimore, jepen disa shembuj, se si funksiononte skema.

Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës thuhet : Referuar aktit shtese nr.2, Ndaj kontratës se kalimit te kredive datës 11.08.2015, ne date 27.11.2015 është nënshkruar ky akte nga “Bankes ProCredit” sh.a dhe shoqërisë Micro Credit Albania sh.p.k, palët kane ren dakort  se midis palëve  janë dorëzuar 80%  e dosjeve te kredive  te ceduara ne numër dhe volum sipas aneksit nr.1.

Referuar aktit shtesë nr.3, Ndaj kontratës se kalimit te kredive datës 11.08.2015, ne date 13.01.1016, është nënshkruar ky akt nga “Bankes ProCredit” sh.a dhe shoqërisë Micro “Credit Albania” sh.p.k. Palët janë dakortesuar qe “Micro Credit Albania” sh.p.k te marre ne dorëzim nga “Bankes ProCredit” sh.a, dokumentacionin e gjeneruar nga sistemi CË.Net i Bankës. Palët bien dakort qe  Ceduesi (banka ProCredit) po cedon te Cesionari (Micro Credit Albania) ne total një numër prej 3999 kredish , me një shume prej  7 .299.203 euro. Bashkëlidhur këtyre akteve  janë anekset  me listat e kredive për te cilat janë dorëzuar dokumentet .

Nga këqyrja e te dhënave elektronike te CD dërguar nga “BankaProCredit” sh.a, si dhe nga dokumentacioni i administruar nga “Micro Credit Albania” sh.p.k, me shkresën e datës 30.11.2020, për kreditorin Tomorr Hidaj konstatohen këto fakte dhe rrethana:

Shtetasi Tomor H., mbi bazën e te dhënave te klientit, ai ka marre dy kredi pranë “Bankes ProCredit” sh.a, e para është marre ne date 18.12.2006 ne vlerën e 150 000 lek, ndërsa e dyta është marre ne vlerën e 200 000 leke, ne date 04.02.2008.

Lidhur me kontratën e datës 04.02.2008, nga “Banka ProCredit” sh.a, i është kërkuar  Gjykatës se Rrethit Gjyqësore Tirane që të lëshoje urdhrin e ekzekutimit për kontratën me nr.P-35208 datës 04.02.2008. Ne këto rrethana me vendimin nr.Regj.Them.2965 date 21.10.2010 Gjykata e Rrethit Gjyqësore Tiranë ka vendosur për lëshimin e urdhrit te ekzekutimit për kontratën e kredisë me nr. P-35208 datës 04.02.2008.

Me shkresën  e datës 28.08.2015,“Banka ProCredit” sh.a, ka njoftuar per kalimin e kësaj kredie tek kreditori Micro Credit Albania sh.p.k. Sipas këtij, njoftimi  totali i detyrimit  ka qene ne vlerën e 95,544.00 leke.

Nga aktet konstatohet se Shërbimi përmbarimorë “STAR” me përmbaruese Jordisa Dervishi ka njoftuar  debitorin solidare Dhurata H., dhe debitorin Tomorr H. për ekzekutim vullnetar të detyrimit .

Në datë 23.09.2015 shërbimi përmbarimorë  “STAR” sh.p.k, me përmbaruese Jordisa Dervishi, mbi bazën e kërkesës se palës kreditore MCA-se, ka njoftuar palën debitore  Tomorr H. e Dhurata H  për ekzekutimin vullnetare te detyrimit.

Me aktin e datës 08.10.2015 është nënshkruar një kontrate tjetër kredie nga shtetasi Tomorr H. Kjo kontrate është nënshkruar mes tij dhe agjencisë financiare  Micro Credit Albania sh.p.k për vlerën e  122 300 lekë.

Për sa sipër vërehet se  kredia e dhënë nga “Micro Credit Albania” sh.p.k ne date 08.10.2015, është dhënë në kushtet e mashtrimit. Kjo për faktin se “Micro Credit Albania” sh.p.k, ka qenë në dijeni të pamundësisë financiare të likuidimit nga ana e debitorëve. Këta shtetas kane qenë të regjistruar në regjistrin e kreditorëve të këqinj nga banka e Shqipërisë.

Referuar akteve dhe deklarimeve provohet se vjedhja është kryer ne kushte e mirëbesimit, duke mashtruar subjektet se me marrjen e kredisë tek MCA për te likujduar kredinë e mëparshme do te kishin kushte lehtësimi ne pagesën e kësteve. Ky fakt me vone nuk ka rezultuar i tille por ka renduar akoma edhe me shume gjendjen financiare te subjektit debitor.

Rasti me debitor qytetarin Hysni T. Ky subjekt ka qene subjekt përmbarimor në cilësinë e debitorit ndaj bankës se nivelit të dytë “ProCrcdit Bank”’sh.a. që ka kaluar kredinë tek shoqëria “Micro Crcdit Albania” sh.a.

Ne date 02.06.2016 përmbaruesja Jordisa Dervislıi e punësuar pranë shërbimit përmbarimore STAR, me emër të ndryshuar “FS” ka vendosur pushimin e ekzekutimit të urdhrit të ekzekutimit nr.9044, datë 24.11.2015. Titulli ekzekutiv i përket kredisë date 31.01.2003. Në vendimin e gjykatës kreditori i ri MCA, pretendon se debitori është me vonese prej 4465 dite, pra me shumë se 12 vite .
Pasi nuk janë mjaftuar me vënien në ekzekutim të një titulli, i cili kishte përmbushur afatin e parashkrimit, kreditori është futur ne një rreth vicioz të rritjes së detyrimit, nëpërmjet një kredie të re.

Referuar dokumenteve të vëna në dispozicion nga “ProCredit Bank” sh.a, pikërisht, urdhrit “Për heqjen e sekuestros konservative nr.02666 prot. date 07.02.2019 te përmbarueses Kejda Seferi vërtetohet se katër dite përpara se te kërkohej pushimi i ekzekutimit nga kreditori , pikërisht ne datën 28.05.2016 është nënshkruar kontrata e kredisë konsumatore me kreditorin “Micro Credit Albania”, për te cilin është lëshuar një urdhër i ri ekzekutimi, vendimi nr. 157 (651-33-2017), date 27.07.2017 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Dibër dhe qe është vene ne ekzekutim nga “Shërbimi Përmbarimorë FS”.

Advertisement

TRENDING