Aktualitet
Milaim Zeka: Kurti nëse s’ka b*thë për luftë…Ai është një Enver i vogël që po shkatërron Kosovën
Pas diktatorit Enver Hoxha, është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që po i shpall luftë Perëndimit, sipas analistit Milaim Zeka.
Ai deklaroi se Kurti është futur kështu në vallen e Serbisë dhe Rusisë.
“Në qoftë se ne dikur kemi luftuar kundër Millosheviçit dhe kundër Serbisë për ta çliruar Kosovën, sot i madhi Albin Kurti, pas Enever Hoxhës, i ka shpallur luftë Perëndimit dhe është futur komplet në vallen e Serbisë dhe të Rusisë.”
Sipas tij, situata në Veriun e Kosovës zgjidhet ose përmes dialogut, ose përmes luftës.
“Veriu i Kosovës ka vetëm dy zgjedhje, osë përmes dialogut me mbështetjen absolute të faktorit ndërkombëtar, që janë sponsorizues dhe aksionerë të lirisë dhe të shtetit të Kosovës, ose përmes luftës.