Sport
Milan-Leao nuk ka marrëveshje, “divorci”shumë pranë
Si të mos mjaftonte ecuria shumë negative në nisjen e këtij viti, Milan po vuan edhe me çështjen Leao.
Sipas medieve italiane, portugezi ka refuzuar përsëri rinovimin, kjo pasi ai nuk është bindur nga oferta e drejtuesve, të cilët i kanë ofruar 6.5 milionë euro në vit, por Leao kërkon 7 milionë.
Jo vetëm kjo, pasi tani agjenti i portugezit kërkon që klienti i tij të mos ketë klauzolë largimi më të lartë se 80 milionë euro, pasi ai po punon për transferimin e Leao-s në verë.
Chelsea ka hequr dorë nga sulmuesi dhe dy skuadrat pretendente për momentin mbeten Manchester City dhe Bayern Munchen, ndërsa kontrata aktuale e 23-vjeçarit skadon në qershor 2024.