Bota
Miliarderi dhuron edhe 70 milionë dollarë për vaksinën
Fondacioni Gates apo ndryshe miliarderi Bill Gates ka shtuar 70 milionë dollarë të tjera në financim tek iniciativa botërore për të zhvilluar dhe shpërndarë vaksinën apo trajtime të Covid-19, me qëllim që donatorët e tjerë të kontribuojnë gjithashtu. Një shifër prej 50 milionë dollarë do të shkojë tek COVAX, që drejtohet nga aleanca GAVI dhe 20 milionë dollarë për Koalicionin e Përgatitshmërisë Epidemike.
“Duhet të sigurohemi se kushdo ka akses të barabartë tek testet, barnat dhe vaksinat, kur të disponohen, pavarësisht vendndodhjes në botë”- tha bashkë-drejtuesja e fondit, Melinda Gates. Së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, koalicioni dhe GAVI janë skemat kryesore në botë që njihen si Aksesi tek Mjetet e Covid-19 (ACT), që synojnë të përshpejtojnë zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e barabartë të vaksinave dhe ilaçeve.
Gavi ka bërë të ditur se njësia COVAX, që është pjesë e skemës, synon të sigurojë 2 miliardë doza të vaksinës deri në fund të vitit 2021 dhe këto do të disponohen tek të gjithë njerëzit e vendeve pjesëmarrëse. Të dhënat paraprake pozitive këtë javë nga dy vaksina potenciale, ajo e Pfizer dhe tjetra që po zhvillohet nga Rusia, rritën shpresat se vaksina e parë kundër pandemisë mund të jetë gati përpara fundit të këtij viti.