Politike
“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”/ Presidenti i Emirateve Arabe mbyll vizitën në Shqipëri, përcillet nga Rama në aeroport

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, ka mbyllur vizitën e tij në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe një foto teksa e përcjell presidentin dhe shkruan: “Mirëardhsh mik i shtrenjtë”.
Rama e nderoi Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan me titullin “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”.
Nderimi iu rezervua kreut të Emirateve në vizitën e tij të dytë në Shqipëri, që kryeministri Rama e përshkroi si kthim për të parë nëse shkon gjithçka mirë në shtëpinë e të afërmve të vet.
Në fjalimin e nderimit të tij me Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike, Rama kujtoi edhe ndihmën e Sheikh Muhammed Bin Zayed për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të 2019.

