Aktualitet

Mjekja “Bruna Shiroka” shton më tej se jemi në situatë alarmante, do jetë tepër vonë nëse nuk zbatojm rregullat

Mjekja e Qendrës Shëndetësore nr.3, Bruna Shiroka ka deklaruar se jemi në kushtet e alarmit të mbingarkesës dhe do të vijë një moment që rritja e rasteve me Covid do të bëhet e papërballueshme.

Ajo u shpreh se në këtë situatë alarmante janë edhe sistemet spitalore, prandaj duhet me domosdoshmëri të mbahen maskat.

“Jemi në kushtet e një mbingarkese të punës. Kemi një fluks të shtuar periodik të pacientëve që zbulohen me indiksion nga koronavirusi apo shprehin rrezik në kushtet e mbivendosjes së indikacioneve. Si e tillë përditshëmëria jonë është e mbingarkuar përtej orarit punës, pra kemi një shërbim ndaj qytetarëve  pothuajse 24 orë dhe në 7 ditë të javës. Jemi në kushtet e mbingarkesës dhe trendi i rritjes do të vijë një moment që është e papërballueshme nga sistemi parësor.

Ulja e rritjes së rasteve të parë në këtë prizëm, do të ishte i domosdoshëm dhe i nevojshëm, edhe pse jo përdorimi i maskave si një element lehtësues  patjetër që do t’i shërbente kësaj kauze”, tha Shiroka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version