Si kurrë më parë, interesimi për përfaqësuesen kuqezi ka qene i jashtëzakonshëm, në fakt Shqipërisë nuk i kanë munguar kurrë tifozët, kanë qenë “arma” më e fortë, por këtë herë dashuria dhe interesimi ka kaluar çdo limit. Nuk mund të mungonin tifozët e kombëtares as në Kishinau, në Moldavi, aty ku jenë të pranishëm afro 1 mijë tifozë kuqezi. 1 mijë tifozë kanë fatin ta ndjekin live, por me miliona në të gjithë botën janë “sy e veshë” nga stadiumi “Zimbru”, me shpresën që llogaritë të mbyllen këtu.
Pak orë përpara startit të këtij takimi, tifozët kuqezi kanë ndezur rrugët e Moldavisë duke krijuar një atmosferë fantastike.