Aktualitet
Moti i keq/ 15 turistë bllokohen në Theth
Për shkak të motit të keq, 15 turistë kanë mbetur të bllokuar në Theth pasi rruga ku po udhëtonin u dëmtua. Moti i keq ka lënë probleme dhe në disa zona të qarkut të Shkodrës.
Në Fushën e Muriqanit, Njësia Administrative Ana e Malit, përrenjtë kanë dalë nga shtrati duke përmbytur një sipërfaqe prej 400 hektarësh. Nga shtrati ka dalë dhe përroi i quajtur Glinë dhe lumi Gjadër, të cilët kanë dëmtuar rrugët e lagjeve dhe infrastukturën në Qytetin e Vaut të Dejës.
Reshjet e shiut vijojnë dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati. Në Bajze ujërat kanë depërtuar në 2 banesa, të shtetasve Mark Qosja dhe Asllan Culaj, ku mjetet e MNZSH-së kanë punuar për thithjen e ujit me pompa.
Situata në vend është problematike nga reshjet intensive të shiut. Shkodra, Lezha, Durrësi dhe qarqet në veri të vendit janë shfaqur më problematike pas përkeqësimit të motit.
-
Sport7 hours ago
VIDEO/ Goli i shpejtë i Nedim Bajramit “fikson” Europën, komentatori grek nuk përmbahet
-
Bota12 hours ago
Stoltenberg: NATO do të përballet me diçka që nuk e ka menduar kurrë
-
Sport7 hours ago
Në Gjermani me kombëtaren kuqezi për Euro 2024, bashkëshortja e surprizon në fushë Silvinjon
-
Pinknews2 hours ago
Tifozat e “masakruan” në rrjet Elseid Hysajn, Jul Deda bën reagimin e fortë (FOTO)
-
Pinknews7 hours ago
U aludua se po hetohet nga SPAK dhe kërcënoi zyrtarët e IKMT, reagon Luiz Ejlli
-
Kosova3 hours ago
Tragjike/ Vetëvritet me armë zjarri në banesë 45-vjeçarja nga…
-
Aktualitet17 hours ago
Spahiu: Ja pse ju dha vula e PD Berishës
-
Bota2 hours ago
Miliarderi britanik i naftës vret gruan e tij prezantuese dhe më pas bën vetëvrasje