Aktualitet
Moti i keq/ Dalin fotot e dy viktimave, babë e bir

Moti i keq ka shënuar viktimat e para. Pas 16 orësh kërkime, janë gjetur trupat e pajetë të babë e bir në Shkodër. Pjetër Rushaj së bashku me djalin e tij, Jason u gjetën të pajetë mëngjesin e kësaj të hëne në Bogë. Ato po udhëtonin me makinë gjatë kohës kur vendi u përfshi nga rrebeshe shiu dhe humbën kontaktet në vendin e quajtur “Grykë Lugje”. Për kërkimin e tyre u angazhuan polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët bënë të mundur gjetjen e trupave të pajetë.
Pjetër Rushaj dhe Jason Rushaj, 13 vjeç, humbën jetën pasi rrjedha e ujit mori makinën me të cilën po udhëtonin në Bogë të Malësisë së Madhe – NTV.AL SIGURON FOTOT

