Connect with us

Aktualitet

Moti i keq/ Gurët bllokojnë rrugët në disa akse

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin duke shkaktuar problematika në shumë qytete. Problematika janë shfaqur edhe në Gjirokastër ku janë krijuar probleme në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë” në Ballaban, në aksin Ballaban-Këlcyrë, në aksin rural Valare-Çajup, në aksin Suhë-Zagorie, në aksin Ura e Kardhiqit-Sarandë afër tunelit të Skërficës, në aksin rural Kolonjë- Golem dhe ne aksin rural Zenelaj-Zhulat.

Në të gjitha këto akse në 8 orët e fundit ka pasur bllokime të cilat u riparuan në kohë nga ARSH. Ndërkohë koha e keqe ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike në Njësitë Administrative Luftinjë Bashkia Memaliaj, Piskovë e Frashër Bashkia Përmet, Zagorie Bashkia Libohovë, Dropull i Sipërm Bashkia Dropull, Odrie Bashkia Gjirokastër.

Po punohet me intensitet për pastrimin e gurëve të përrenjve në rrugët e brendshme të Gjirokastrës, Libohovës, Përmetit, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës, Memaliajt si dhe në të gjitha njësitë administrative pas vërshimit të ujërave.

Moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati gjatë natës, 10 banesa të izoluara nga uji në Fushë Krujë

Si pasojë e reshje të shumta të shiut që kanë rënë 8 orët e fundit, në Fushë Krujë ka dalë nga shtrati lumi Ishëm.

Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç ku niveli i ujit nëpër ara shkon në rreth 50 cm. Aktualisht janë rreth 10 banesa të izoluara nga uji në fshatin Murqinë.

Fatmirësisht reshjet kanë pushuar dhe nuk ka përkeqësim të situatës, niveli i ujit vijon të jetë i njëjtë.

 

Advertisement