Aktualitet
Moti i keq, prurje të mëdha në përroin e Zaranikës
Përroi i Zaranikës në qytetin e Elbasanit ka prurje të mëdha për shkak të shiut që ka rënë gjatë ditëve të fundit në vend.
Si pasojë e shiut shoqëruar me erë të fortë, disa fshatra janë pa energji elektrike, e po ashtu, moti i keq ka shkaktuar trafik të rënduar dhe kaos në rrugët kryesore të qytetit.
Ndërprerje të energjisë ka në Rrajcë të Prrenjasit, në Mollas të bashkisë Cërrik dhe në njësinë Pajovë te Peqinit.