Connect with us

Kosova

Mungojnë veglat e kirurgut/ BE-ja pa instrumente që të ndikojë te palët

Njohësi i zhvillimeve politike në Prishtinë, Artan Muhaxhiri, thotë se qasjet e ndërmjetësuesve të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, por edhe të Kurtit dhe të Vuçiç të enjten në Bruksel, kanë qenë të ngjashme me takimet e mëhershme dhe “shterpë”. “Dështimi i këtij takimi duhet të jetë leksion për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të punojnë në riformatizimin e dialogut, në mënyrë që ai të jetë maksimalisht i efektshëm. Dialogu është bërë qëllim në vete dhe duket se nuk ka indikacione se jemi duke shkuar drejt arritjes së marrëveshjes finale dhe zvogëlimit të hendekut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” – tha Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë. Politologu serb, Ognjen Gogiç, thotë se po të kishin të dërguarit perëndimorë “një shkop apo karrotë, që në një mënyrë të ndikonin te palët, ata do ta shfrytëzonin atë qysh në dimër”, kohë kur është arritur Marrëveshja Bazë. “Nëse këtu do të kishte një ‘djalë të keq’, ai do të ishte Bashkimi Evropian, sepse mendoj se gjërat do të dukeshin ndryshe sikur të ekzistonte perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian” – theksoi Gogiç. “Po të hapeshin dyert e Bashkimit Evropian për Serbinë dhe Kosovën, ne do të arrinim shumë më lehtë deri te një marrëveshje, madje edhe te njohja de facto e Kosovës nga Serbia” – shprehu bindjen politologu Më 24 shtator, grupe të armatosura serbësh kanë sulmuar policinë e Kosovës , duke vrarë një rreshter. Në përplasjet që kanë pasuar e që kanë nxitur shqetësim për qëndrueshmërinë në rajon, janë vrarë edhe tre sulmues serbë. Analistët thonë se kanë pritur që kjo ngjarje do ta ndryshonte qasjen e ndërmjetësuesve evropianë në dialog. Muhaxhiri thotë se BE-ja nuk ka përdorur as instrumente ndëshkuese dhe as stimuluese për palët që të shkojnë drejt një marrëveshjeje. Sipas tij, situata është tashmë në pikën zero. “Shpjegimi më i duhur është status quo-ja, sepse është një bllokadë, e cila po vazhdon dhe do të vazhdojë, përderisa qasja aktuale do të jetë dominante si në Bruksel ashtu edhe në Uashington” –  tha Muhaxhiri.  Nga ana tjetër, Gogiç, gjithashtu, vlerëson se status quo-ja aktuale në procesin e dialogut bart rreziqe për sigurinë në terren. Sipas tij, mosarritja e ndonjë rezultati pozitiv të enjten është mesazh i qartë për ndërmjetësuesit e bisedimeve se “ky është vërtet fundi i procesit të Brukselit”. “Kjo tregon se nga të gjithë duhet parë se është vërtet e nevojshme që të ndryshohet formati dhe të ndryshohet qasja. Nuk e di se si. Por, ardhja e ‘pesëshes’ së diplomatëve perëndimorë në Beograd dhe Prishtinë, por edhe kjo të enjten, kanë treguar se procesi i Brukselit nuk çon më askund, është bërë i pakuptimtë dhe nuk është më i përdorshëm” – deklaroi Gogiç

Kosova

Kuleba MISH PER TOP, shuplakë në fytyrën e Rusisë apo mashtrimi i rradhës i Vuçiçit

Vizita e ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në Beograd tërhoqi shumë vëmendjen e mediave dhe analistëve, duke ngritur pyetjen nëse presidenti serb Aleksandër Vuçiç do përpiqet edhe një herë të mashtrojë Perëndimin.

Presidenti serb aktualisht po bën dy beteja në arenën ndërkombëtare, të parën që ka të bëjë me rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë që sigurisht e ka humbur, dhe të dytën me Kosovën dhe mbi të gjitha anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, mesa duket e ka fituar.

Sipas Klix, pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të shtyhet pas aktiviteteve të fundit diplomatike të ndërmarra nga Vuçiç.

Sipas AP, Franca si anëtare e Këshillit të Evropës ka kërkuar që të shtyhet pranimi i Kosovës për shkak se qeveria e Albin Kurtit nuk ka ndërmarrë hapa drejt formimit të Komunitetit të Komunave Serbe, dhe duket se këtij propozimi i janë bashkuar Gjermania dhe Italia.

Nuk është rastësi që një nga temat e vizitës së ministrit të Jashtëm të Ukrainës ishte integriteti territorial i të dy vendeve.

Kuleba u takua fillimisht me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, më pas u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, kryeministrin Millosh Vuçeviç dhe kryetaren e Kuvendit Ana Brnabiç.

Në bisedime u theksua se të dyja vendet këmbëngulin në respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të secilit shtet.

Në janar, në një konferencë në Tiranë, Vuçiç theksoi rëndësinë që Serbia të mbajë marrëdhënie të mira me Ukrainën, sepse ajo ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, e cila përndryshe, theksoi ai, do të çonte në ndryshimin pizicionit të paktën dy vendeve të tjera evropiane.

Edhe pse vetë mbështetja e Ukrainës nuk është për t’u refuzuar, Vuçiç do ta përdorë këtë vizitë për të zemëruar edhe një herë Perëndimin dhe, sipas shumëkujt, për ta mashtruar përsëri.

Një lloj konfirmimi për këtë është shkrimi i mediave në gjuhën gjermane, të cilët shkruajnë në kor për “shuplakën në fytyrë të Rusisë”.

Kurier-i austriak shkruan se vizita e Kuleba “interpretohet si një sinjal i largimit të qeverisë serbe nga Rusia, aleati i saj i përjetshëm”. Por do të ishte vërtet naive të supozohej se Vuçiç do të prishë papritur të gjitha lidhjet me Kremlinin.

Aq më tepër që vetëm pak javë më parë u formua Qeveria e re e Serbisë, në të cilën bëjnë pjesë dy persona nga lista e zezë amerikane, pikërisht për shkak të lidhjeve të tyre me Kremlinin.

Aleksandar Vulin, një ish-oficer i inteligjencës i njohur për pikëpamjet e tij pro-ruse, për të cilat mori çmimin e duhur nga Kremlini, mban shoqëri me Nenad Popoviçin, themeluesin e Partisë Popullore Serbe euroskeptike, e cila prej vitesh konsiderohet si zëri i Rusisë në skenën politike serbe.

Mediat ruse vërtet i kushtuan shumë vëmendje vizitës së Kuleba-s dhe Zelenska-s në Beograd, por të gjitha i qëndruan raportimit faktik dhe nuk u futën në pasojat e mundshme që sjell.

Mbetet për t’u parë nëse Vuçiç do të arrijë të mashtrojë përsëri Perëndimin dhe të mbajë një ekuilibër midis interesave të ndryshme gjeopolitike. Por fakti është se Perëndimi po lejon kërcimin në “dy dasma” dhe ende nuk ka vija të kuqe të përcaktuara qartë për presidentin serb

Continue Reading

Kosova

HARRONI heqjen e sanksioneve, Stano për ndalimin e hyrjes së Porfirie

Peter Stano, ka thënë se Prishtina me ndalimin e hyrjes së Patriarkut Porfirie, ka shkelur Marrëveshjen për vizitat zyrtare të rënë dakord në Bruksel në vitin 2014. Ai theksoi se tema e takimit të sotëm në Bruksel do të jetë dinari, por se BE-ja nuk e humb rastin për të përcjellë mesazhet e saj, si dhe pakënaqësinë me veprime të caktuara. “Vizita e Patriarkut Porfiri në Kosovë është pjesë e një Marrëveshjeje të rëndësishme të Dialogut dhe është dashur të lejohet. Duke refuzuar hyrjen e tij, Qeveria e Kosovës ka shkelur Marrëveshjen për Vizitat Zyrtare që Kisha Ortodokse Serbe të jetë në kontakt me besimtarët në Kosovë”- deklaroi Stano dhe shtoi se një veprim i tillë është kundër parimeve themelore të çdo shoqërie demokratike multietnike dhe tolerante. “Bashkimi Evropian vazhdon të përsërisë thirrjen e tij për zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të të gjitha marrëveshjeve nga dialogu, përfshirë atë për vizitat zyrtare”, tha zëdhënësi i BE-së dhe sipas tij, takimi i sotëm në Bruksel do fokusohet në një agjendë shumë të specializuar, por se BE-ja nuk do të mungojë të shprehë qëndrimin e saj.

Gjithashtu shtetet anëtare të QUINT-it  janë shprehur “të shqetësuar” për moslejimin e vizitës në Kosovë të Porfirije dhe peshkopëve të tjerë për të marrë pjesë në fillimin ceremonial të kuvendit vjetor të Sinodës së Patriarkanës së Pejës.

QUINT-i, përmes një komunikate për media ka thënë se vendimi i pushtetit ka qenë në kundërshtim me planin e Ahtisaarit.

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, si dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, janë të shqetësuara me vendimin e Qeverisë së Kosovës I cili është në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit, që qartë përshkruajnë të drejtat, priviligjet, imunitetet e klerit të Kishës Ortodokse Serbe dhe nuk është në përputhje me obligimet e Kosovës të marra në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në reagimin e QUINT-it, teksa dhe kanë potencuar se kanë pritshmëri nga Kosova që të përmbush standardet më të larta të të drejtave të njeriut.

Në të kaluarën, pjesëmarrja e patriarkut serb në ceremoni fetare në Kosovë është shoqëruar me fjalor të papranueshëm, duke nxitur përçarje. Patriarkana është fokusuar prej kohësh në promovimin dhe zbatimin e ideologjisë nacionaliste e irredentiste të “Serbisë së Madhe” në aktivitetet publike. Patriarku Porfirije ka ardhur disa herë në Kosovë, ndërsa herën e fundit ka hyrë në territorin e Kosovës në janar të vitit 2024, pikërisht në kohën kur tensionet midis Kosovës dhe Serisë ishin ngritur në nivele shpërthyese, posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe.

 

Continue Reading

Kosova

Nëse zgjedhjet e jashtëzakonshme janë kundër Kurtit, atëherë përse ai i do kaq shumë?

“Se kujt i konvenon më shumë rreshtimi i Memli Krasniqit në kolonën e paracaktuar nga Albin Kurti, mjafton të shihni si e komentojnë këtë situatë eksponentët e Vetëvendosjes teksa me super intensitet po shkruajnë se sa mirë ka bërë kryesia e PDK-së që po koordinohet me Kryeministrin e Kosovës”. – kështu shkruan gazetari Lirim Mehmetaj në një editorial për AP.

Sipas tij, me gjasë Krasniqi nuk e kupton, ose e kupton por nuk i pengon. “Përmes të njëjtës inxhineri, falangat e Vetëvendosjes nëpër studiot televizive tregojnë sei si duhet të reformohen dhe çfarë duhet të bëjnë partitë opozitare për rrëzuar Kurtin, paçka se ata paraprakisht e pranonin se Kurti nuk duhet rrëzuar. Këtë qëndrim të padinjitetshëm dhe anti-shtetëror të Memli Krasniqit po provojnë t’i japin fytyrë tjetër shërbëtorët e Vetëvendosjes dhe të tjerë që shpresojnë për kacidhe pas një qeverie të mundshme që mund të krijohet në të ardhmen mes të VV-së dhe PDK-së, po qytetari realisht i pakënaqur nuk e ha”- ka theksuar Mehmetaj duke shtuar se nuk sheh urgjencë për domosdoshmërinë e shkuarjeve në zgjedhje të jashtëzakonshme kur zgjedhjet e rregullta janë veç 3-4 muaj më pas. Si ka mundësi që opozita nuk shpjegohet për strategjinë: Ta lëmë Kurtin të gabojë, pastaj zgjedhjet, ndërsa tani kërkon mr urgjencë ndërprerjen e gafave të kryeministrit.

Kush thotë se “nuk ka lidhje si shkohet në zgjedhje”, por me rëndësi është të shkohet, ose është idiot ose krejtësisht i shitur. Pikërisht zgjedhjet e fundit janë argumenti më kokëfortë se është e rëndësisë kruciale se cila është arsyeja dhe cili është konteksti i zgjedhjeve”- thekson gazetari Mehmetaj.

Sipas tij, të gjithë që presin prapa derës me shpresën për të përfituar nga një koalicion eventual mes Kurtit dhe Krasniqit, do mbeten të zhgënjyer pas kryeministri thjesht po i zbutë për fushatë zgjedhore që të mos i përmendet asnjë skandal. Të mos i përmendet korrupsioni, zhvatjet, autonomia territoriale, dështimet në arenën ndërkombëtare, dështimi në reformën në drejtësi dhe të gjitha tmerret e qeverisjes së tij.

Ai vetë më nuk del në TV të bëjë fushatë, ministrat i ka për ibret e veçse do ta dëmtojnë, kurse për deputetë të VV-së, i kemi parë që ata as të artikulohen shqip nuk dinë.

“Me kë të bëjë fushatë Kurti? Me heshtjen e partive opozitare? Sa të kapë sërish rezultatin e dëshiruar, që do të jetë pak a shumë i njëjti nëse këta i rreshtohen si shërbëtorë të pa dinjitet, ai do t’iu lëshohet me të njëjtin hakërrim si përherë, si në videot që ia përgatiste PDK-së e LDK-së kohë pas kohe”- ka potencuar në shkrimin e tij gazetari Lirim Mehmetaj.

 

Continue Reading

Kosova

KTHETRAT E ZEZA të binjakëve Vuçiç-Putin mbi Kosovë dhe Malin e Zi

Politologu dhe gazetari nga Novi Sadi i Serbisë, Boris Varga ka treguar pse përfaqësuesja Vasilije Çarapiç, nga Lëvizja “Evropa Tani”, abstenoi gjatë votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për opinionin që rekomandon pranimin e Kosovës në atë organizatë.

Sipas tij, kjo është veç një dorë e zgjatur e presidentit serb Aleksandar Vucic dhe natyrisht e Rusisë.

Vuçiç nuk do të heqë dorë aq lehtë nga ajo që u arrit përmes ndikimit politik nga Serbia dhe grushtit të shtetit me mbështetjen e Kishës Ortodokse Serbe. As nuk duhet të nënvlerësojmë aspiratat ruse për të ndikuar në situatën politike dhe të sigurisë në Mal të Zi drejtpërdrejt përmes Serbisë. Tani që Putini pretendon se po bën luftë kundër NATO-s dhe SHBA-së në Ukrainë, stabiliteti i një prej anëtarëve më të vegjël të Aleancës është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Në konfliktin me Rusinë, Mali i Zi është lidhja më e dobët në NATO dhe për këtë arsye një objektiv i përshtatshëm për Kremlinin” – ka deklaruar Varga

Sipas tij, edhe një tronditje simbolike politike në Mal të Zi, Rusia mund të festojë si fitoren e saj dhe mund të imagjinohet vetëm se si do të konsiderohet kthesa e politikës së jashtme të Podgoricës.

“Në krye të autoritetit më të lartë, Parlamentit të Malit të Zi, është Andrija Mandic si përfaqësues i opsionit proserb, prorus dhe antiperëndimor. Duke gjykuar nga procesi i grushtit të shtetit, ai është eksponenti kryesor i Kremlinit në Podgoricë” – tha Varga ne nje interviste për Pobjedën malazeze.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Serbia po e largon rajonin nga integrimi evropian dhe euroatlantik dhe se Mali i Zi do t’i japë goditjen më të fortë “botës serbo-ruse” nëse së shpejti bashkohet me Bashkimin Evropian.

“Rusia është duke përgatitur për një kohë të gjatë të ashtuquajturin “fronti i dytë evropian” në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur idenë e rinovuar të një “Serbie të madhe” ose “botës serbe” bazuar në modelin e “botës ruse” të saj. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ai është identifikuar aq shumë me Rusinë, saqë ende quhet “bota serbo-ruse.

Mbështetja për integrimin evropian është në rënie, ndërsa Serbia, me disa ministra po propagandojnë sërish idetë e Serbisë së Madhe dhe rishikimin e çështjes territoriale serbe, politika ekspansioniste gjithashtu po ndiqen sërish në BeH dhe Mal të Zi. Një politikë e tillë e ngadalësoi integrimin evropian të rajonit për vite me radhë, por për shkak të krizës mbi Kosovën nuk u quajt me emrin e duhur” – theksoi Varga, i cili mendon se Rezoluta për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së solli një nga problemet kryesore politike të Ballkanit Perëndimor nga niveli lokal në atë ndërkombëtar, përkatësisht mohimin e krimeve më të tmerrshme të viteve ’90 për të cilat ka vendime nga Tribunali Ndërkombëtar në Hagë.

Sipas politikologut, nga ajo distancë mund të shqyrtohet pulsi i “botës serbo-ruse”.

“Prandaj kjo rezolutë është e rëndësishme tani, për të treguar se kush është në cilën anë të “perdes së hekurt” të re dhe vlerave qytetëruese. Kush i njeh vendimet e gjykatës së krijuar nga OKB-ja dhe kush i mohon ato. Kush është i gatshëm të përballet me të kaluarën dhe të vazhdojë të ardhmen”

“Dihet se cilës perandori i përket Dodik, por kjo rezolutë do ta nxjerrë Vuçiqin nga hija dhe do ta nxjerrë në dritë të diellit. Dodik është vija e kuqe e Vuçiqit, të cilën presidenti serb e lëviz vetë. Flamujt rusë, simbolet “Z” të fashizmit të ri rus dhe portretet e Putinit në Beograd dhe qytete të tjera treguan se nacionalizmi serb në rajon ushqehet nga revanshizmi, i cili më parë ishte jashtëzakonisht i nënvlerësuar. Agresioni rus kundër Ukrainës përkoi me zbritjen e Serbisë në autokraci, rënien e demokracisë dhe përhapjen e korrupsionit dhe krimit të lidhur me nivelet më të larta të qeverisjes” – potencoi Varga.

Continue Reading

Kosova

Kosovizimi i Greqisë dhe çaji osman në Athinë

Portali grek “Odbrana” vlerësoi pas takimit mes kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se pakkush e di se drejt çfarë fatkeqësie kombëtare po shkon ai vend, duke theksuar në plan të parë se partia e Kryeministrit Albin Kurti, me shumë gjasa do të jetë në koalicionin qeverisës në Maqedoninë e Veriut.

Në tekstin e autorit “Kosovizimi i Greqisë dhe çaji osman në Ankara” të Panagiotis Pavlos, theksohet se ajo që ndoshta pak njerëz e dinë është se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të cilin raportuesi i Këshillit të Evropës, grek dhe motra e Kryeministrja greke Dora Bakoani I mbështet kur është fjala për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ka partinë e saj në Shkup – “Vredi”.

Ai shton se kjo parti me shumë gjasa do të jetë pjesë e koalicionit të ri qeverisës në Maqedoninë e Veriut të kryesuar nga, siç thonë ata, VMRO-DPMNE e ekstremit të djathtë të Gordana Siljanovska Dimkova, presidentja e re e Maqedonisë së Veriut.

Autori thekson se vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë është e paprecedentë në historinë e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve të Ballkanit, si dhe se autobusët e mbushur me kosovarë dhe shqiptarë nga Shqipëria janë organizuar nga Zyra Ndërlidhëse në Athinë.

Ditët e fundit qeveria greke ka përsëritur disa herë se vizita e Ramës në Athinë ishte private dhe nuk kishte karakter zyrtar. Siç u tha, pak njerëz e dinë se kur Dora Bakoyani ishte kryetare e Athinës, djali i saj Kostas Bakoyani dhe nipi i Kyriakos Mitsotakis, në zonën e Galacit, ku ndodhet Zyra e Prishtinës, vendosën tabela rrugore ku shkruhej “Zyra e Kosovës “.

Si problem tjetër, autori përmend se gjatë takimit me Erdoganin, Mitsotakis i ka dhënë “lavdërime” të shumta Erdoganit, ndërsa presidenti turk jo vetëm që nuk ka shfaqur asnjë emocion, por ka kaluar në një breshëri realpolitike, duke përsëritur dhe vënë në dukje pretendimet strategjike të Turqisë drejt Greqisë.

“Në mosmarrëveshjen e tij me presidentin turk, kryeministri grek veproi si një pasardhës i mirë i borgjezisë, i cili, me mirësjellje fjalë për fjalë qesharake dhe një ton zëri pothuajse të shurdhër, u përpoq të trullosë sulltanin, duke i paraqitur atij një sërë Koncesionet greke ndaj Turqisë, gati si një dhuratë pajtimi” – thuhet në tekstin e autorit.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING