Connect with us

Politike

‘Na jep votën t’ju japim maturën’, FRPD publikon denoncimin

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka publikuar një denoncim të një nxënësi në Tiranë në lidhje me përvjetorin e FRESSH-it. Me anë të një postimi në Facebook, Xhaferi ka publikuar një bisedë me një nxënës maturant që e kishin marrë te përvjetori i FRESSH-it. Sipas maturantit, ata i kanë paralajmëruar se nëse nuk u japin votën PS-së në zgjedhjet e 14 majit nuk do të marrin Maturën.

Postimi i Plotë:

Me rastin e 31 vjetorit të FRESSH:
Për cfarë feston PS?
Për qindra mijëra të rinj që kanë braktisur vendin nga varfëria?
Për mijëra të rinjtë që rrezikojnë jetën e mbushin gomonet drejt Anglisë?
Për ata të rinj që sot nuk krijojnë familje se u duhen 64 vite për të blerë shtëpi?
Për të rinjtë që braktisin universitetet, se nuk kanë të ardhme?
Rinia Shqiptare nuk është vetëm ajo virtuale me DJ e patronazhistë, nuk është ajo e familjeve të administratës që kërcënohet e shantazhohet me bukën e gojës. Rinia shqiptare do shpresë për të jetuar e lirë e mirëpaguar e me dinjitet. Në përfundim të fjalës së tij, Veliaj ju rikujton se sa i rëndësishëm është aplikacioni “Aktivisti”! Asgjë më pak se një përforcim i shantazhit të hapur që qarkullon në Administratë se nëse nuk kapin 1000 pikë, do pushohen nga puna! Miq të rinj Socialist! Veliaj nuk është modeli, por arsyeja pse shokët, shoqet, motrat dhe vëllezërit po ju largohen dita ditës! Dhe si përfundim, studioni dhe nuk ju ngel njeri në Maturë!

Advertisement