Connect with us

Politike

‘Na keni pushtuar’, Princ Leka i përgjigjet analistes britanike

Princ Leka ka replikuar me analisten politike britanike, Sophie Corcoran, lidhur me emigrimin masiv të shqiptarëve. Corcoran ka ngritur një pyetje në lidhje me shqiptarët emigrant në Britani e Madhe. Komentatorja politike pyet se nëse mbërritja e 40 mijë burrave, kryesisht shqiptarë, nuk është pushtim, atëherë ajo nuk di se çfarë emri t’i vërë.

Përgjigjen e ka marrë nga Princ Leka, i cili e konsideron praninë e shqiptarëve, një faktor përmirësues për shoqërinë britanike.

Replikat:

Sophie Corcoran: Kur në vendin tonë hyjnë ilegalisht 40.000 burra kryesisht shqiptarë. Nëse nuk është pushtim, çfarë është?

Princ Leka: Një përmirësim në shoqërinë britanike

REPLIKAT/ “Shqiptarët na pushtuan”, Princ Leka i

Leka

Emigrantët shqiptarë janë tema kryesore e mediave britanike ditët e fundit, gjë që ka sjellë dhe një përplasje të ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe Sekretares së Brendshme Britanike, Suella Braverman. Suella Braverman tha vetëm pak ditë më parë se shqiptarët po sillnin kriminalitet në Britani dhe se duheshin larguar sa më shpejt nga vendi. Ndërsa Rama theksoi se nuk mund ta toleronte reagimin e Braverman, të cilin e konsideroi ‘të çmendur’ dhe një sjellje që ushqen ksenofobinë. Ai i bëri thirrje që të ndalojë ‘diskriminimin’ ndaj shqiptarëve në përpjekje për të justifikuar dështimet e politikave në Britani.

Advertisement