Connect with us

Bota

Nata e sulmeve Izrael-Iran/ Bombardohet lagjia e liderit suprem Khamenei, vala e katërt e raketave

Irani dhe Izraeli shënjestruan njëri-tjetrin me raketa dhe sulme ajrore gjatë natës, pasi Izraeli nisi ofensivën e tij më të madhe ajrore ndonjëherë kundër armikut të tij të hershëm në një përpjekje për ta parandaluar atë të zhvillojë armë bërthamore.

Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në Tel Aviv dhe Jerusalem, dy qytetet më të mëdha të Izraelit, duke i detyruar banorët të nxitonin në strehimore ndërsa valë të njëpasnjëshme raketash iraniane përhapeshin në qiell. Ushtria tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore ishin në funksionim.

Izraeli po ashtu sulmoi edhe rezidencën e udhëheqësit suprem të Iranit Khameneit.

Ndërkohë, në OKB, ambasadori izraelit tha: “Pritja jonë ka mbaruar, ne do ta çmontojmë programin bërthamor të Teheranit”.

Izraeli vijon sulmet ndaj Iranit: Po eliminojmë kërcënimet

1749846394_4772ea728f9a4df4b609de32725.jpg
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë deklaruar se po vazhdojnë sulmet ajrore ndaj objektivave në Iran.Në një njoftim të shkurtër të publikuar në Telegram, IDF shkruan se “Forcat Ajrore të Izraelit vazhdojnë të godasin objektiva për të eliminuar kërcënimet në Iran”.Ky zhvillim vjen më shumë se 24 orë pas sulmit fillestar të Izraelit ndaj bazave ushtarake iraniane, ku sipas IDF-së, u vranë tre komandantë ushtarakë iranianë.Pas këtij sulmi, Irani ka ndërmarrë sulme me raketa ndaj Izraelit në orët e mëngjesit të së shtunës.

“Harrohet” Gaza, por Izraeli vijon të godasë edhe aty

Një ndërprerje e plotë e internetit në Rripin e Gazës që nga e enjtja e ka bërë raportimin edhe më sfidues

Më parë, gazetari i Al Jazeera-s, Anas Al-Sharif, raportoi se dhjetëra civilë në Gaza u vranë ose u plagosën herët të shtunën, pasi u sulmuan nga forcat izraelite, ndërsa mblidheshin për të pritur ndihmë në veri të kampit të refugjatëve Nuseirat.

Izraeli nuk ka lejuar gazetarët e huaj të hyjnë në Gaza që nga 7 tetori 2023, përveç nëse janë nën shoqërimin ushtarak izraelit. Një ndërprerje e plotë e internetit në Rripin e Gazës që nga e enjtja e ka bërë raportimin edhe më sfidues.

Ka pasur sulme të përsëritura vdekjeprurëse ndaj palestinezëve që presin në radhë për ndihmë ushqimore dhe skema e GHF për shpërndarjen e ushqimit nga një numër i kufizuar vendesh të militarizuara rëndë është kritikuar ashpër.

Për muaj të tërë, ekspertët humanitarë kanë paralajmëruar se Gaza është në prag të urisë.

Fondacioni Humanitar i Gazës tha në një deklaratë se nuk do të shpërndajë ndihmë ushqimore të shtunën. Nuk dha një shpjegim, por tha se ndihma ushqimore do të rifillojë të dielën.

Ministri i Jashtëm i Iranit: Do t’i përgjigjemi me vendosmëri Izraelit

1749878106_abbasaraghchi.jpg

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi

“Irani do t’i përgjigjet sulmit izraelit me vendosmëri të fortë për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e tij kombëtare”, theksoi Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi në dy biseda të ndara telefonike dje me homologët e tij nga Franca, Britania, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Iraku, Australia, Qiproja, India dhe Pakistani, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres. Duke folur me homologun e tij britanik David Lammy, Araghchi paralajmëroi për pasojat e mbështetjes “të pajustifikuar dhe provokuese” të shteteve evropiane për Izraelin mbi  paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. “Irani nuk do të pranojë thirrje për përmbajtje kundër agresionit izraelit”, theksoi ai. Sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA, në bisedimet me Ministrin e Jashtëm francez Noel Barrot, Araghchi tha se “mbështetja e disa vendeve evropiane për rezolutën e fundit kundër programit bërthamor të Iranit i ka dhënë një pretekst Izraelit për të sulmuar centralet bërthamore iraniane”.

 

Advertisement