Aktualitet
Emërohet zv/ministri i ri i Bujqësisë

Zv/ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçi është liruar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave. Lëvizja e saj nga detyra është vendosur me firmë të kryeministrit Edi Rama për arsye që nuk dihen. Ndërkohë që në postin e zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është emëruar Arian Jaupllari. Ky i fundit garuar në zgjedhjet e vitit 2021 si deputet për qarkun e Korçës, ku mbante vendin e 11. Po ashtu, deri më tani nuk ka asnjë arsye se përse është larguar nga posti i zëvendësministres Gjeçi.
V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Ermira Gjeçi, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Arian Jaupllari emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

