Reperja e njohur Tayna edhe pse në mungesë të koncertet për shkak të pandemisë, ka qenë mjaft aktive me projektet e reja muzikore.
Ajo gjithashtu ka qenë pranë fansave përmes postimeve në rrjetet sociale, ku ka treguar herë pas here të rejat më të fundit nga përditshmëria.
Mbrëmjen e djeshmem, Tayna ka treguar se hobi i saj është leximi, pasi ka postuar në Instagram një fotografi, ku shihet se para gjumit ajo lexon librat e saj të preferuar.
Kjo nuk është hera e parë që bukuroshja merr vëmendjen për këtë, vetëm pak kohë më parë ajo ndau me adhuruesit e saj një pjesë të dhomës së gjumit ku shihen një mini-bibliotekë.