Sport
Në gjurmët e të atit, Alban Hoxha zbulon pasionin e djalit të tij: Besoj do bëhet…
I ftuar në “Wake Up”, Alban Hoxha, portieri i Partizanit dhe i Kombëtares foli për raportin e tij me djalin dhe pasionin e vogëlushit për futbollin.
I biri duket se do ndjekë gjurmët e të atit, pasi sipas Albanit, ai ka talent për t’u bërë portier.
“E shoh që ai e ka shumë dëshirë sportin. Ka ardhur që i vogël në stadium dhe duke u rritur dhe duke e kuptuar.
Ai është i dashuruar me të gjitha ekipet, e dashuron futbollin. Ai sheh vetëm ndeshje futbolli në telefon. E marr gjithmonë me vete. Ka talent, por ka për portier. Besoj do bëhet portier”, u shpreh Alban Hoxha.

