Aktualitet

Në kërkim nga SPAK për inceneratorët, arrestohet në Gjermani Silvester Driza

I shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorëve, Silvester Driza është vënë në pranga nga autoritetet gjermane, ndërsa pritet ekstradimi i tij. Emri i 30-vjeçarit u përmend në nëntor të vitit të kaluar kur SPAK lëshoi 11 urdhër arreste të reja për inceneratorin e Fierit. Ndër ta ishte edhe emri i 30-vjeçarit i cili ishte përcaktuar si administrator i firmës Sili SHPK i cili kishte marrë pjesë në këtë skemë.

Transaksionet e inceneratorit të Fierit me kompanitë “Pivot 04″sh.p.k, “Sili” sh.pk, “JPY” sh.pk, janë fiktive dhe janë krijuar posaçërisht për t’u përdorur për të mbuluar natyrën e vertetë të kryerjes së këtyre transaksioneve. “Silish.pk, dhe “IP.Y” sh.p.k, kanë deklaruar të njëjtën adresë të selisë së tyre në Durrës. Asnjë prej këtyre shoqërive nuk kanë pasur kapitalin e nevojshëm, punonjësit e nevojshëm të kualifikuar për të kryer punimet sipas faturave tatimore. Punëtorët e regjistruar janë punëmarrës fiktivë, pasi gjatë deklarimit të tyre rezulton se nuk kanë pasur dijeni për këtë fakt dhe nuk njohin personat e tjerë të regjistruar si të punësuar. Ndërkohë, personat që kanë themeluar shoqëritë respektive, Arbër Denizi, Silvester Driza, dhe Juri Ymeraj, kanë lidhje shoqërore me Arbi Kokën, djali e Lefter Koka, po ashtu prej disa muajsh i arrestuar për të njëjtën dosje.

“Vijon shkëmbimi i informacioneve mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i informacioneve të siguruara dhe shkëmbimit të tyre me homologët gjermanë, u finalizua operacioni policor i koduar “Freiburg”.

Në kuadër të këtij operacioni, është kapur nga autoritetet policore të Gjermanisë dhe është arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimi, një shtetas i akuzuar për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale. Në vijim të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar nga SPAK-u, në kuadër të operacionit policor të koduar “Freiburg”, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe shkëmbimit në kohë, nga Policia gjermane është kapur në Freiburg, Gjermani, dhe është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar S. D., 30 vjeç.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Ëiesbaden/Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt vendit tonë.”- thuhet në njoftimin e policisë.

TRENDING

Exit mobile version