Connect with us

Kronike

Në kërkim për vrasje, bie në pranga 30-vjeçari (DETAJET)

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë

Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Kapet dhe vihet në pranga, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, një 30-vjeçar i kërkuar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kap në rrugën “Skënderbeu” dhe u vu në pranga shtetasi G. K.(L)., 30 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 2023, 30-vjeçari është konfliktuar me disa shtetas dhe gjatë konfliktit ka tentuar të qëllojë me armë zjarri njërin prej tyre.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kronike

U përdhunua nga palestinezi në Greqi/ Nëna e shqiptares tregon detaje tronditëse

Nëna e 33-vjeçares shqiptare, e cila u përdhunua nga një 27-vjeçar palestinez në Greqi, ka rrëfyer detaje tronditëse mbi ngjarjen.

Në një prononcim për mediat greke nëna e shqiptares tregon se i riu nga Palestina, pasi kishte abuzuar me të bijën, e kishte goditur me thikë dhe e kishte mbajtur peng në një bodrum.

Ajo tregon se vajza e saj dhe i riu palestinez kishin disa muaj që njiheshin, ndërsa pranon se kjo nuk ishte hera e parë që e bija e saj ishte abuzuar. Nëna e shqiptares thotë se para dy muajsh ishte shënuar një tjetër rast dhune brutale që 27-vjeçari kishte ushtruar ndaj të bijës.

“E kishte goditur shumë kudo. Me dru e hekur nuk e di, e kishte lidhur… e gjeta të zhveshur. Ajo ka frike se nuk është hera e parë që e godet. E ka goditur edhe dy muaj më parë. Ajo e njihte prej muajsh dhe ai e ka dhunuar keq edhe më parë, me plagë në sy në kokë. Madje, edhe tani e ka tërhequr zvarrë dhe e ka goditur”, tha nëna e vajzës shqiptare.

Ajo shtoi më tej se vajza e saj fatmirësisht u shpëtua nga një patrullë policie që ishte aty pranë, të cilët kishin dëgjuar të qara dhe të bërtitura, dhe më pas është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Vajza ime u shpëtua nga një mrekulli. Ajo u shpëtua nga policia që dëgjoi të qarat e saj. Ajo është në spital dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Nuk është në gjendje të flasë, është në shok. Me siguri e ka mbajtur me forcë sepse me sa kuptova e kishte mbyllur në një garazh dhe e kishte mbajtur atje për ditë të tëra, donte që ajo të largohej dhe më pas e kishte rrahur në një mënyrë që nuk e di nëse quhet kështu, njerëzore”- tha ajo

Continue Reading

Kronike

Rrëfimi i Admir Tafilit: Me Bajrin u zumë për 20 mijë euro borxh që mbeti tek Duli

Admir Tafilaj, i dënuari tre herë me burgim të përjetshëm nga Drejtësia Shqiptare, është pyetur nga prokuroria e posaçme SPAK, lidhur me konfliktin që ka pasur brenda në burg Behar Bajri me Genc Tafilaj, vëllain e Admirit.

Pyetja e njërit prej eksponentëve më të njohur të botës së krimit në Shqipëri është bërë në 11 Prill 2024 në ambientet e burgut, ku po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Tafilaj, ka konfirmuar dëshminë e Gencit të dhënë disa ditë para tij, duke treguar se shkak i konfliktit me Behar Bajrin është bërë një borxh prej 20 mijë euro, që njerëzit e Beharit në Shkodër kishin mbetur në një nga Pikat e basteve të Dorian Dulit.

Sipas Admir Tafilaj, ky borxh ka shërbyer dhe si shkëndija e lindjes së konfliktit mes vëllezërve Tafilaj dhe Behar Bajrit, por edhe Dorian Dulit, ku Behari synonte dhe bënte plane të errëta për ti ekzekutuar.

Në dosjen “Metamorfoza” të siguruar nga “Ora News”, tregohet qartë se për të ulur gjakrat dhe zgjidhur konfliktin mes dy palëve të njohura në Shkodër, Admir Tafilaj, ka negociuar dhe me vëllain e madh të Beharit, shtetasin Enver Bajri.

Megjithëse përpjekjeve nga burgu i Admir Tafilaj për të pajtuar palët dhe kthyer shumën prej 20 mijë euro dhe negociatat me Enver Bajrin nuk kanë sjellë asnjë rezultat.

Madje Admir Tafilaj i kërkon Enverit që të ndërhyjë dhe zgjidhë këtë konflikt, pasi kjo ka ndikuar që të prishë dhe marrëdhënien e tij me vëllanë, Admir.

Kjo ka çuar palët që edhe kur kanë dalë nga burgu, si Behar Bajri dhe Genc Tafilaj, të mbajnë pozicione të ftohta dhe ti ruhen njëri-tjetrit. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Dorian Duli, i cili ka marrë masa për një sulm të armatosur nga Behar Bajri.

Ndër tjera i dënuari me burgim të përjetshëm Admir Tafili ka konfirmuar konfliktin mes Behar Bajrit dhe Dorjan Dulit si dhe faktin se Behar Brajoviq alias Bajri, ka dashur të vrasë Genc Tafilin dhe Dorjan Dulin.

Njohja mes Admirit dhe Beharit është e hershme, dhe për shkak të kësaj miqësie së bashku kanë qëndruar me netë të tëra në shtëpitë e njëri-tjetrit.

…dua të them se unë këtë person (Behar Brajoviq) e kam njohur që në vitin 1996. Kemi qenë të afërm me njëri-tjetrin kemi shkuar e qëndruar me netë të tëra në shtëpitë e njëri-tjetrit, këto marrëdhënie kanë qenë të afërta deri në vitin 2010 mesa më kujtohet, kohë në të cilën kemi qenë në të njëjtin sektor në burgun e Lezhës. Më pas me këtë shtetas kam bërë debat, për shkak të një borxhi që ky pra, Behari, nuk i njohu shokut tim Dorian Duli. Vëllai im Genc Tafilaj ka takuar nga afër shtetasin Enver Bajri të vëllain e Beharit, ku i ka kërkuar shumën e borxhit të lënë në pikat e basteve që administroheshin nga shoku ynë Dorian Duli, me sa më kujtohet shumë mund të ketë qenë 20-25 000 dollarë apo euro, nuk jam i qartë. Nisur nga këto biseda të mësuara si nga vëllai im Genci ashtu edhe nga vetë Dorian Duli, se njerëzit e Behar Brahoviç (Bajri) ranë dakord të shlyenin me këste këto borxhe, që kujtoj se mund të jenë dhënë vetëm njëherë rreth 1000 dollarë amerikanë. Më vonë kam mësuar se Dorin Duli, ka shkuar edhe ja ka kërkuar edhe Sokol Dulit, i cili ishte menaxher i basteve të Dorit, ky i fundit nuk e mori përsipër kthimin e kësaj shume.

Debatet për kthimin e kësaj shume i kam bërë në burgun e Lezhës edhe ku jam prishur përfundimisht me atë pra, Behar Bajri. Për shkak të afrimitetit që kishte me Dorian Dulin me Gencin, nga ky i fundit kam mësuar edhe për faktin që Behari kërkonte të më dëmtonte edhe Dorian Dulin, vetëm sepse ishte lidhje e jona. Genci, që në këtë moment më ka mbajtur mëri edhe mua për shkak të Beharit, dhe kujtoj që këtu unë kam kontaktuar edhe me Enver Bajrin, ku i kam kërkuar që të kthejë borxhet e lëna nga njerëzit e tyre në pikat e basteve të Dorit, sepse po më vendosnin në debate edhe me vëllain tim. Dua të shtoj se Genci më ka thënë disa herë se Behari është shpreh në burg apo edhe jashtë se Behari do që të më dëmtojë apo godas mua. Genci edhe pasi është liruar në vitin 2017 më ka thënë që ruhet nga Behari e njerëzit e tij se duan të më bëjnë dëm. Po ashtu edhe Dori me telefonata apo edhe në takime që kam pasur me të si në burgun e Lezhës ashtu edhe të Elbasanit në takimet që kam pasur me të, të cilat mund të verifikohen në regjistra…”.

/Ora News

Continue Reading

Kronike

Po rregullonte çatinë e shtëpisë, 27-vjeçari bie aksidentalisht dhe merr dëmtime në trup

Bie aksidentalisht një 27-vjeçar nga çatia e një banese në Maliq. Mësohet se 27-vjeçari K.M teksa rregullonte çatinë e një tjetër personi, është rrëzuar duke marrë dëmtime trupore.

I riu ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pronari i banesës ndodhet në Komisariat. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 31.05.2024, rreth orës 13:15, në fshatin Pirg, Maliq, shtetasi K. M.,  27 vjeç, banues në Pirg, duke rregulluar çatinë e banesës së shtetasit R. Z., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga çatia dhe ka marrë dëmtime trupore. Aktualisht 27-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës në kujdesin e mjekëve.

Ndërsa pronari i banesës, ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

EMRI/ Inskenoi atentatin me armë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim

30-vjeçari Romario Alliaj, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “mashtrimi”, është arrestuar në Vlorë. Aliaj së bashku me një person tjetër, inskenuan një atentat të rremë në vitin 2019 në Novoselë. Shtyrja e disa borxheve financiare nga ndërtuesi i pallateve në Vlorë, Arben Veliko, ka bërë që Romarjo Alliaj të bënte një rol filmi, për inskenimin e një ngjarje kriminale, sikur Alliaj të ishte personi i qëlluar me armë. Kjo do t’i shërbente më pas Alliajt dhe një personi tjetër që të largoheshin nga Shqipëria dhe të kërkonin azil politik në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Njoftimi: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të operacioneve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Location 3”, si rezultat i të cilit, në aksin rrugor “Vlorë-Orikum”, u kap shtetasi i shpallur në kërkim kombëtar:

Romarjo Alliaj, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 18.12.2023, e ka dënuar 30-vjeçarin, me 1 vit e 5 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Në vitin 2019, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (i arrestuar më parë), me anë të mashtrimit, kanë inskenuar një konflikt me armë zjarri, në aksin rrugor “Vlorë-Levan”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Kronike

Pse u vra Artan Santo/ Karamuço: Porositësi është në burg, ai që zbriti nga motori është…

Më 26 qershor të vitit 2014 Tirana dhe e gjithë Shqipëria u trondit nga vrasja e një prej biznesmenëve më të fuqishëm të vendit, Artan Santo.

Ai u qëllua me armë nga dy persona me motor pranë hyrjes së bankës së themeluar prej tij. Ndonëse kanë kaluar kaq vite, ngjarja mbetet ende mister.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “360 gradë” të gazetarit Artur Zheji, tha se ka dyshime që vrasja e Santos lidhet me persona të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta.

“Ka informacione që ngrenë dyshime edhe nga të dënuar dhe persona të arratisur që kanë folur me agjentë të policisë, vrasja që shfaqët ka dyshime të forta se ekzekutori, ai që zbriti nga motori, është sot i zhdukur.

Nuk dihet ku është, ka vite që është rrëmbyer dhe më pas është zhdukur. Ai që nget motorin, sot është në arrati. Nuk ka asnjë gjurmë që ndodhet në Shqipëri.

Ndërsa porositësi është në burg në Shqipëri. Dyshohet se ka ndodhur për shkaqe të lidhura jo me kriminalitet në Shqipëri, por për trafik ndërkombëtar të drogërave të forta, të cilat kishin krijuar një garanci në një bankë, ku drejtuesi i saj nuk ishte dakord që të bënte negociata me njerëz të rrezikshëm dhe për këtë ai mori dënimin fatal.

Është një fabul, sepse edhe ministri i Brendshëm në atë kohë, kur doli në deklaratë, e dinte se çfarë kishte ndodhur dhe kishte informacion se kush e kishte bërë.

Dhe menjëherë forcat RENEA u përqendruan në Fushë Krujë. Pati edhe të shoqëruar”, tha ai.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING