Aktualitet

NEGOCIATAT/ Gjermania i thotë jo Shqipërisë, disa nga pikat që e penguan vëndin tonë drejt hapjes së negociatave

Në emisionin ABC-ja e mëngjesit këtë të mërkurë në një bashkëbisedim online nga Brukseli, me gazetarin Enkel Demi  ishte gazetarja Erisa Zykaj e cila tregoi se cilat ishin pikat e errëta të Progres Raportit për Shqipërinë, i bërë publik ditën e djeshme.

Gjermania ka qenë hartuesja e 9 kushtëzimeve të cilat më pas u shtuan në 15 kushte që iu vendosën Shqipërisë për hapjen e negociatave. Këto kushte, kanë të bëjnë me të gjithë problematikën e mosrespektimit të institucioneve demokratike në Shqipëri, ë drejtave themelore, të pavarësisë së gjyqësorit.

Komisioneri për zgjerimin Oliver Varleyi ishte i papërgatitur për sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në minutën e fundit. Nuk mund të deklaronte se sa të pranueshme apo jo, ishin këto ndryshime.

“Pikërisht për këtë gjë pati reagim nga KE, komisioneri Varleyi do të jetë sot në Shqipëri për ti parë nga afër, për të parë çfarë bëhet, për të folur me të gjitha palët, për të kuptuar dhe gjetur një zgjidhje se kjo çështje ne mund të na çojë në ndarje nga Maqedonia e Veriut lidhur më hapjen e negociatave.

Janë tre kushte që nuk janë plotësuar të cilat dolën qartazi në raport progresin dje.

E para ishte mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetues mbetet pengesa numër një për shtetet anëtare për të aprovuar kuadrin negociues për të mbajtur konferencën ndërqeveritare.

Ata kanë dëgjuar se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë të një përmase shumë të madhe ndaj Varleyi është shprehur se duhet ta shohë vetë këtë gjë nga afër.

Pika e tretë është ligji për median

ligjin për median nuk e kemi të qartësuar dhe të kristalizuar, dhe këtë Komisioni e ka thënë në mënyrë të qartë. Këto janë 3 nga 6 parakushtet e Komisionit Europian”, raportoi gazetarja Zykaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version