Connect with us

Aktualitet

Nëna e Spartak Dyrmishit: Më falni për atë që bëri im bir

Nëna e Spartak Dyrmishit të njohur dhe si “përdhunuesi me tatuash” i Paleo Faliro ka folur në një intervistë për mediat greke dhe ka treguar gjithë ngjarjen. Ajo ndihmoi dhe autoritetet greke për të bërë të mundur lokalizimin e të birit dhe vënien para drejtësisë.

Ajo thotë se ka folur me të motrën ku i ka thënë që t’i japë Policisë çelësin e shtëpisë që familja ka në Shqipëri. Më pas ajo ka treguar dhe dinamikën e ngjarjes kur Policia shkoi në shtëpi për ta arrestuar. Ajo thotë se kur efektivët kanë trokitur në derë ai është arratisur duke thyer grilën dhe më pas është hedhur nga dritarja. Më pas ai ka shkuar në garazhin e një shoku për t’u fshehur por dhe ky i fundit kla lajmëruar Policinë duke bërë të mundur dhe kapjen e tij.

“I thashë motrës sime që jeton në Shqipëri t’ia jepte çelësin e shtëpisë policisë shqiptare. Kur shkuan në shtëpi ata u përpoqën ta arrestonin, por djali im theu grilen dhe u arratis. Iku! U tha që do vishte rrobat, por i gënjeu. Shkoi në garazhin e një shoku që të fshihej, ndërsa ky i fundit mori policinë dhe kështu e kanë kapur, u shpreh nëna e të arrestuarit.

Më pas ajo ka rrëfyer se mëngjesin e asaj nate i biri e ka dhunuar dhe goditur shumë herë dhe se është detyruar që të kërkojë ndihmë që të shpëtonte.

“Në mëngjesin e asaj nate më 23/10 po pyesja djalin se ku ishte dhe ai më rrahu. Më duhej të thërrisja për ndihmë, askush nuk u përgjigj dhe ai më tërhoqi përsëri për të më rrahur. Ai më ka goditur shumë herë. Nuk e dija numrin për të thirrur policinë”, shtoi nëna e 45-vjeçarit, e cila kërkoi falje publike për djalin e saj.

Prej disa ditësh ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi është vërtetuar shkencërisht se shqiptari Spartak Dyrmishi është autor i një përdhunimi dhe disa sulmeve që u ka bërë disa grave që qarkullonin natën nëpër Athinë. Sipas personave që e njihnin nga afër, 45-vjeçari kishte probleme me alkoolin, ndërsa ishte ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja dhe është baba i dy fëmijëve të vegjël, vajzë dhe djalë. Aktualisht jetonte me të ëmën, të cilën gjithashtu e kishte dhunuar disa herë.

Advertisement