Connect with us

Pinknews

“Nesër mund të jesh ti”/ 144 aktorë në mbrojtje të Elia Zaharia-s, zbulohet letra e hapur e tyre

Dhjetëra aktorë dhe regjisorë i kanë dalë në krah Elisa Zaharisë pas publikimit të videos së konfrontimit fizik që pati me bashkëshortin e saj në proces divorci, Princ Leka. Ata shprehen se Zaharisë po i bëhet një gjyq publik ndërkohë që po përballet me një periudhë të vështirë familjare.

Reagimi i plotë:

Ky 8 MARS do  të ishte ironikisht “ideali” për të folur për të drejtat e grave.  Kemi 48 orë që shohim sesi po i bëhet një gjyq publik një gruaje, një nëne, një artisteje, një aktoreje, që po përballet me një periudhë të vështirë familjare. Kush prej jush që po e lexon këtë shënim nuk ka provuar të shohë veten në një moment dobësie, konflikti, apo nuk ka thënë një fjalë më shumë, kush prej jush nuk është lënduar, zhgënjyer nga ai që ka dashur më shumë, le të hedhë gurin e parë! Video e bërë publike ku duket aktorja Elia Zaharia, që po ushqen me klikime portale e disa media, kërkon me urgjencë reagimin e AMA-s institucionit që ka përgjegjësi të plotë për fshirjen dhe bllokimin e saj.

Shoqëria e internetit është tashmë një shoqëri e kontaminuar dhe që askush nuk ka kontroll mbi të, por do t’ju luteshim si njerëz, secili individualisht ta fshijë një koment negativ, dhe kështu, pikë-pikë mund të jemi duke kontribuar për një shoqëri më të mirë. Nesër mund të jesh ti protagonisti i kësaj fushate të cenimit të privatësisë dhe imazhit!

Megjithë këtë baltë komentesh të hedhur mbi një grua, falenderojmë të gjithë ata që nuk janë bërë pjesë. Është e thjeshtë të jesh spektator duke parë dhimbjen dhe jetën e tjetrit, por le të bëhemi nga ky 8 MARS, aktorët e një ndryshimi për mirë!”

Margarita Xhepa

Robert Ndrenika

Roza Anagnosti

Luiza Xhuvani

Zamira Kita

Rajmonda Bulku

Luli Bitri

Mevlan Shanaj

Natasha Lako

Vasian Lami

Marjeta Ljarja

Driada Dervishi

Rozi Kostani

Sokol Angjeli

Ema Andrea

Myzafer Ziflaj

Rudina Dembacaj

Alesia Xhemalaj

Gent Zenelaj

Rozana Radi

Helidon Fino

Merita Smaja

Adelina Muça

Anila Bisha

Suela Bako

Romir Zalla

Rita Gjeka

Andia Xhunga

Indrit Çobani

Armela Demaj

Milto Kutalli

Eni Jani

Genc Fuga

Sanie Hoti

Flaura Kureta

Gjergj Prevazi

Rovena Lule

Sara Smaja

Ervina Kotolloshi

Mimoza Marjanaku

Mehmet Xhelili

Ola Harizaj

Ervin Bejleri

Blerta Belliu

Niada Saliasi

Beslidhje Bytyçi

Genti Deçka

Ilirda Bejleri

Donald Shehu

Ardita Mullai

Griselda Rushanaj

Ilda Pepi

Erion Isai

Ajlin Petrela

Qëndrim Rijani

Kristian Koroveshi

Rafael Hoxhaj

Albana Perhati

Gaz Paja

Griselda Prendaj

Arlinda Morina

Iris Canaj

Ina Morinaj

Erdit Asllanaj

Deivid Myslim

Armela Demaj

Sonila Kapidani

Anila Petrela

Edvin Mustafa

Viola Xhindi

Aliona Pogaj

Elona Hyseni

Klea Konomi

Klesta Shero

Amri Hasanlliu

Roerd Toçe

Arian Çuliqi

Ermela Ruri

Xhino Musollari

Ketjona Pecnikaj

Frenci Gjerasi

Ajlin Petrela

Mihal Kaçi

Sedmir Memia

Sara Koçi

Luisa Dinellari

Xhoni Spahi

Erdet Miraka

Stiv Osmanaj

Adela Gjyla

Megi Duka

Mario Bali

Silva Brahimataj

Besart Cani

Blerta Ponari

Greta Kumria

Xhoana Karaj

Manjolla Loja

Nevila Çaushi

Agnes Nokshiq

Ureaa Ahmeti

Sidorela Kocaj

Serxhjo Danga

Edison Kajdomqaj

Anxhelo Dauti

Romeo Bushati

Ergi Hasani

Aleksi Velo

Mariglen Domi

Astrit Loshi

Nurie Myftari

Dashamir Gega

Ilir Bega

Parashqevi Hallkaj

Rajmonda Hamzaj

Kastriot Ramollari

Hyre Gosturani

Nevila Shabani

Elona Çaushi

Seri Maloku

Migena Zaçe

Gerta Prifti

Selena Kurti

Ema Gurra,

Elvina Gurra

Joana Omeraj

Daniela Dyrnjaja

Danja Ganxo

Juliano Zholi

ester Koni

Katerina Konini

Kejsi Koxhaj

Donald Cani

Nilda Shahini

Endri Koçeku

Dashamir Uku

Sazan Duma

Mark Kakusi

Ada Zala

Vilson Alimadhi

Rubin Ceka

Delvis Myslymi

Ajkana Topalli

Sonila Qorraj

Esmeralda Gashi

Aleksio Alitaj

Alvaro Cenko

Pinknews

Hakmarrje ndaj ish të dashurës? Ja e vërteta e intervistës Blero-Afrona

Blero Muharremi, ka qenë së fundmi i ftuar në një emision televiziv, ku ka folur për herë të parë për ‘podcast’-in që bëri bujë me Afrona Dikën, me të cilën u nda dy vite më parë.

Këngëtari tha se ka qenë si një lloj hakmarrjeje ndaj ish-të dashurës së tij, e cila u identifikua me nofkën ‘bebe’. “Mu ka dhimt vetja dhe koha”, u shpreh 45-vjeçari.

“Definitivisht është se podcasti ka ndodhur pak ose më shumë inati në kuptimin e realizimin e tij për me ia kthy dikujt tjetër. A është bashku apo jo me Afronën, nuk është e vërtetë, por podcasti është bërë me inati për një person që hala e du dhe me ndiku tek ajo. Është ajo që e kam përmend brenda Big Brother VIP Kosova II, që kam kallxu dashni për të dhe që hala kam dashni për të”, theksoi ish-konkurrenti i Big Brother.

Blero ndër të tjera shtoi: “‘Bebe’ më ka dëshpëruar, sepse ne kemi pasur me udhëtu një vend bashkë, ajo ka shkuar, unë s’kam mbërri dhe pastaj janë prish raportet, por edhe lidhja. Është si hakmarrje ky podcasti me Afronën”. 

 

 

Continue Reading

Pinknews

“Qava shumë…”/ Françeska ka përjetuar ‘tmerrin’ pas eleminimit

Françeska Murati nuk ia doli dot të ishte në finale, ish-banorja u eleminua prime-n e kaluar vetëm një hap larg 25 Majit. E ftuar sonte në “Shqipëria Live” me Arjon Muçën dhe Erjona Rusin, Françeska foli rreth eksperiencës së saj në “BBV3” dhe pasi doli prej saj.

Të parët që takove ishin djali dhe bashkëshorti?

Françeska: Po djali ishte në gjumë se ka qenë shumë vonë ishte shtrirë dhe shkova e putha, i mora erë, u zgjua po ishte si i hutuar nuk po më njifte u desh pak kohë të përshtatej, po të nesërmen ishte okej

Arjoni: Sa qave? 

Françeska: Mos pyet shumë 

Arjoni: Të kishte marr malli?

Françeska: Shumë  

Erjona: Si sfidohet kjo ndjesi e të qenërit larg fëmijë

Françeska: Ka qenë veshtirësia më e madhe në shtëpi ndjenja e mallit dhe mungesa e gjysmës së shpirtit

Continue Reading

Pinknews

Ekskluzive/ Ju prezantojmë me partnerin e Françeska Muratit

Françeska Murati e cila ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të “Big Brother Vip” me eliminimin nga shtëpia më e famshme duket se i është rikthyer normalitet dhe po shijon kohën e humbur me familjen e saj. Ajo është shfaqur aktive dhe në rrjete sociale ku madje sot ka postuar një foto me djalin e saj Charlie-n.

Por teksa të gjithë kanë shprehur kuriozitetin të shohin portretin e plotë familjar të ish-Miss Londrës nga Shqipëria, në redaksinë tonë sapo ka mbërritur një foto ekskluzive edhe e partnerit të saj, Ergysit

Në foto ish-banorja shihet duke pozuar pranë partnerit të saj e buzëqeshur. Murati është treguar e rezervuar në deklarata për familjen ndërsa për herë të parë me partnerin e saj u njohëm përmes një mesazhi audio, si surprizë për të në BBV ku ai i dha kurajo të vazhdonte lojën

Continue Reading

Pinknews

“Do të vish te shtëpia ime”/ Heidi refuzon ftesën e Romeos për të jetuar së bashku: Idjot…

Aktori Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi janë një ndër çiftet që u krijuan në shtëpinë e “BBV”.

E teksa finalja e reality shoëwështë këtë të shtunë (me 25 maj), Romeo gjatë një bisede i tha të dashurës së tij se nuk do të jetojnë së bashku te shtëpia e tij në Shqipëri.

“Çfarë thua o idiot?!” e pyeti Heidi e habitur duke menduar që banori po tallet, megjithëse aktori tha se e ka seriozisht.

Më vdekshin të gjithë jo moj”– tha Romeo, ndërsa konkurrentja refuzoi duke treguar që fillimisht do të udhëtojë drejt Italisë për të takuar prindërit e saj.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Ti do të vish te shtëpia ime

Heidi: Çfarë thua o idiot?

Romeo: Pse jo moj?

Heidi: E di se po tallesh me këtë fytyrë! Kështu që…

Romeo: Më vdekshin të gjithë jo moj. Çfarë thua?

Heidi: Hey stop

Romeo: Pse se mora vesh unë. Pse jo?

Heidi: Se do shkoj të rri me të familjen time.

Romeo: Po harrova

Heidi: Çfarë budalle. E kishe seriozisht ti?

Romeo: Po moj shpirtë

 

      
Continue Reading

Pinknews

Një Luan si Heidi Baci, banorja me vetëbesimin më të lartë në “BBV3”

Heidi Baci, finaliste e “BBV3” i përket shenjës së Luanit në horoskop. Zbuloni disa nga karakteristikat e kësaj shenje, që padiskutim e bëjnë banoren përfaqësues tipike.

Vetëbesim i lartë

Vetëbesimi vjen lehtësisht te Luanët. Ashtu si simboli i tyre i luanit, Luanët e dinë se janë të fuqishëm dhe komandues dhe nuk kanë frikë ta tregojnë atë. Luanët janë lloji i njerëzve që mund t’i mbajnë flokët me një stil të ri të çmendur dhe brenda javësh është bërë trendi i ri. Luanët nuk kanë frikë të pëlqejnë atë që u pëlqen dhe e mbajnë veten me një besim kaq të jashtëzakonshëm sa mund të bindin edhe njerëzit e tjerë që ta pëlqejnë atë.

Vendosmëria

Luanët janë gjithashtu këmbëngulës dhe të vendosur, duke i bërë ata goxha të pandalshëm. Kur Luanët vendosin të arrijnë diçka, ata nuk do të ndalojnë derisa të bëhet. Vendosmëria e tyre zakonisht ushqehet nga një optimizëm i pakalueshëm, i cili i kalon ata edhe kur rruga drejt arritjes së qëllimeve të tyre bëhet e vështirë.

Udhëheqja natyrore

Luanët janë shpesh udhëheqës të talentuar natyrshëm. Vetëbesimi, vendosmëria dhe zemërgjerësia janë tipare që shumica e njerëzve i admirojnë dhe i dëshirojnë, kështu që nuk është çudi që Luanët shpesh janë të përshtatshëm për të udhëhequr të tjerët. Karizma e tyre i tërheq njerëzit drejt tyre dhe vetëbesimi i tyre frymëzon besim në aftësitë e tyre./TAR

Continue Reading
Advertisement

TRENDING