Bota
New York – E para e vaksinuar një infermiere e terapisë intensive
Dozat e para të vaksinës kundër Covid-19 në shtetin e New Yorkut shkuan për një punonjëse të sistemit shëndetësor, e cila për 10 muajt e fundit ka punuar në vijën e parë të frontit në luftën kundër virusit.
Punonjësja e Northwell Health, e identifikuar si Sandra Lindsay, një infermiere e kujdesit intensiv, ishte e para që mori vaksinën në New York dhe me shumë mundësi në të gjitha SHBA.
Ajo u vaksinua gjatë kohës kur guvernatori Cuomo po jepte konferencë për medien. Gjatë momentit të vaksinimit jo u dëgjua të thoshte se ndihej shumë mirë.
Pasi mori vaksinën Lindsay i tha Cuomos, se nuk ndiente asnjë ndryshim në raport me vaksinat e tjera.
Ajo falënderoi të gjithë kolegët e saj të cilët janë përballur me virusin në mbarë botën dhe theksoi se kishte shumë shpresë.
Momenti i shumëpritur vjen vetëm një ditë pasi nisi shpërndarja e vaksinës së Pfizer dhe Bionetch. Dërgesat e para u tha se do të mbërrinin në 145 qendra shpërndarje të hënën në 50 shtete, me 425 vende shtesë që marrin dërgesa të martën dhe 66 të mbeturat të mërkurën.