Politike
Nga dritarja e qelisë, Meta ka një mesazh: Për Edi Ramën nuk do votojë as bufi
Pyetje: Pra ju besoni se do zgjidheni deputet edhe duke qenë në burg?
Ilir Meta- Padiskutim dhe kjo do të jetë një nga arritjet e mia më të mëdha personale por në interesin e publikut të gjerë sepse e gjithë kjo poshtërsi e projektuar prej dy dekadash nuk ka të bëjë thjesht me Ilir Metën, por me shndërrimin e Shqipërisë në tokën e askujt. Dhe për këtë duhen zhdukur nga skena politike, politikanë patriot dhe të pashantazhueshëm nga askush.
Ata duan të zhdukin çdo ndjenjë kombëtare e patriotike. Atyre u intereson vetëm territori ynë dhe pasuritë e vendit tonë por aspak populi ynë e sidomos rinia e jonë. Ata nuk duan të ketë më politikanë me bindje, por papagaj e kukulla.
Analistë të ndryshëm thonë se partitë e reja opozitare pro-SPAK mund të përfitojnë terren ndaj PD dhe PL që janë kritike ndaj SPAK-ut dhe për këtë ata i referohen edhe sondazheve që e nxjerrin SPAK me 70% pëlqyeshmëri. A ju shqetëson kjo?
Aspak sepse të pretendosh të jesh në opozitë e të mos i kërkosh llogari SPAK-ut që jo vetëm akoma se ka arrestuar apo marrë të pandehur Edi Ramën për aferat skandaloze që mbajnë firmën e tij por as guxon ta marrë në pyetje apo t’i përmendë emrin nuk të voton as bufi dhe jo më qytetari më i painformuar.
Po kështu ata qytetarë që e duan SPAK-un votojnë direkt për Edi Ramën pasi ai e ka thënë vetë që është krijuesi i vetëm i SPAK-ut.Dhe këtu çuditërisht nuk ka gënjyer sepse themelimi i SPAK-ut nisi atë ditë kur ai zgjodhi Prokurorin e Përgjithshëm me 69 vota nga 84 që e ka Kushtetuta. Ndërsa ky sondazhi për SPAK-un më kujton sondazhin e Edi Ramës se 70% e shqiptarëve ishin pro “Ballkanit të Hapur” që po i falimentonte