Connect with us

Bota

Nga festë në tragjedi/ Makina hyn mes turmës në Kanada, raportohen viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin kanadez të Vancouver-it, ku një automjet është futur mes turmës gjatë një festivali, duke shkaktuar disa viktima dhe të plagosur, sipas policisë lokale.

Policia e Vancouver-it konfirmoi se ngjarja ndodhi në kryqëzimin mes E. 41st Avenue dhe Fraser Street, pak pas orës 20:00 me kohën lokale. Sipas autoriteteve, shoferi është arrestuar, ndërsa numri i saktë i viktimave nuk është bërë ende i ditur.

“Një drejtues automjeti ka hyrë drejt turmës gjatë një festivali.So të japim më shumë informacion ndërsa hetimet vazhdojnë”, thuhet në një njoftim të publikuar në rrjetin X.

Mediat lokale raportojnë se incidenti ndodhi gjatë festivalit vjetor Lapu Lapu, i cili kremton kulturën filipinase. Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë prani të madhe të forcave të rendit, ambulancave dhe zjarrfikësve në vendin e ngjarjes, me disa persona të shtrirë në tokë.

 

 

Vankuver Festival

Kryetari i Bashkisë së Vancouver-it, Ken Sim, u shpreh i tronditur nga kjo tragjedi.

“Jam i shokuar dhe thellësisht i pikëlluar nga incidenti i tmerrshëm në aktivitetin e sotëm të Ditës së Lapu Lapu. Mendimet tona janë me të prekurit dhe me komunitetin filipinas të Vancouver-it në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë,” tha ai në një deklaratë në X.

Kjo është një histori në zhvillim dhe pritet që më shumë detaje të publikohen së shpejti.

Advertisement