Aktualitet
Nga java e ardhshme maska do të jetë e detyrueshme, si do të proçedohet për gjobat
Qeveria vendosi që të bëjë të detyrueshme përdorimin e maskës në Shqipëri kudo, jashtë apo brenda vendit.
Vendimi sapo u publikua nga kryeministri Rama.
“Nga java e ardhshme, maska do të jetë e detyrueshme kudo. Përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku je ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të ushqimit që merr. Gjoba do të apikohet tek fatura e dritave“, tha Rama.
“Maska nuk ka qenë as këtu dhe as në vende të tjera e detyrueshme jashtë. “Maska nuk ka qenë as këtu dhe as në vende të tjera e detyrueshme jashtë. Është një temë që është diskutuar çdo ditë në botë“, vijoi kryeministri.
“Për ata që ankohen për gjobën, mjafton që të mos e marrë. Ne nuk mund të rrezikojmë shumë për disa persona që edhe ata janë të shumtë. Duhet të luftojmë shumë që të mos mbyllim sërish Shqipërinë, shkollat, bizneset etj., sepse e dimë shumë mirë çfarë pasojash ka kjo“, tha Rama duke shtuar se përdorimi i maskës jashtë është një detyrim edhe në vende të tjera.