Pinknews

Nga lidhja e dashurisë tek largimi nga “Top Channel”, Dojna Mema i rrëfen të gjitha

Moderatorja e njohur, Dojna Mema, ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të largimit të bujshëm nga “Top Channel”, ku ajo punonte që në moshën 19-vjeçare dhe lidhjes së dashurisë. Përflitet se Dojna është në një lidhje me këngëtarin Vlashent Sata, për shkak edhe të fotove të njëjta në rrjete sociale. Moderatorja ka folur për të gjitha këto teksa ka qenë e ftuar në “Why Not”.

“Bëjnë njerëzit foto të njëjta. E njoh shumë mirë Vlashentin, kemi bërë edhe një produksion së bashku. Është një këngë e Vlashentit ku kanë nisur të gjitha aludimet ku unë jam pjesë e videoklipit. Të gjithë thanë që duket sikur është një këngë për ty. Unë jam në një raport dashurie, një raport i cili ka shumë vite që zgjat nuk është rishtaz. Ka 2 vite e gjysmë që zemra më rreh fort”, u shpreh Dojna mbi jetën e saj private. Ndërsa përsa i përket largimit nga “Top Channe”, Dojna zbuloi se palët janë ndarë në mënyrë paqësore.

“Për të gjithë njerëzit që më kanë ndjekur e dinë që kam që 19 vjeç në Top Media. Ishte e vetmja shtëpi mediatike që unë kisha patur ndonjëherë, pra nuk vija nga ndonjë eksperiencë e mëparshme. Unë kam bërë vetëm Top Channel dhe ishte një vendim i vështirë të shkëputesha nga shtëpia ime e parë. Ishte një vendim i nevojshëm në një kohë kur unë kërkoja të bëja gjëra të mijat. Ka qenë një shkëputje shumë e butë dhe për këtë më vjen shumë mirë, ka qenë një shkëputje me respekt nga të dyja palët. Ishte një moment që unë kisha shumë nevojë të eksperimentoja me gjëra të reja. Në këtë fazë Top Channel kishte një linjë editoriale që nuk përshtatej me gjërat që unë doja të bëja specifikisht, kështu që ishte më mirë për të dyja palët që të merrnim një shkëputje nga njëri-tjetri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version