Pinknews
Nga lulet dhe deri tek… Fjolla Morina zbulon sa romantik është I dashuri biznesmen që i rrëmbeu zemrën (FOTO)
Prej disa kohësh, Fjolla Morina ka zbuluar se është shumë e dashuruar. Që kur bëri publike lidhjen me biznesmenin, Fisnik Syla, ajo nuk i ka kursyer postimet në rrjetet sociale me të.
Madje Fjolla nuk ngurron as të ndajë me ndjekësit momentet romantike që kalojnë bashkë, apo surprizat që ai i bën herë pas here.
Së fundmi këngëtarja ka treguar se ka marrë një buqetë me trëndafila të kuq, që simbolizojnë dashurinë, dhuratë nga partneri. Ajo e ka ndarë menjëherë në rrjete sociale dhe postimin e saj e ka shoqëruar me një zemër të kuqe.
Kujtojmë se para disa javësh Fjolla Morina mori propozim për martesë nga partneri i saj dhe ajo ju përgjigj: “PO”. gjithashtu thuhet se ata kanë nisur përgatitjet edhe për dasmën, e cila pritet që të jetë e madhe.