Kosova
Ngrihet alarmi, Serbia mund të përdorë skenarin e Hamasit në Kosovë

Lufta e nisur mes Izraelit dhe Hamasit ka zgjuar frikën e tërheqjes së vëmendjes së ndërkombëtarëve nga Ballkani Perëndimor. Diplomatë të SHBA’së, BE’së dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë ndryshuar agjendat dhe janë parë duke zbarkuar në vatrën e re të konfliktit. Ish- Kryeministri Isa Mustafa, ka thene se Kosova duhet t’i deklarohet SHBA’së dhe BE’së se është gati për dialog, ndërsa Serbinë e quajti luftënxitëse dhe agresive. Madje ai paralajmëroi se Beogradi mund të përgatis edhe skenar si të Hamasit duke theksuar se “tragjedi e ngjashme i troket në derë edhe Kosovës”. Mustafa druan se Kosovës mund t’i trokasë në derë një tragjedi e ngjashme me situatën në Izrael dhe se Serbia ka politikë agresive dhe luftënxitëse ndaj Kosovës duke theksuar se ajo po bënë terror në territorin e kesaj te fundit. “Situata në Izrael flet qartë për brishtësinë paqes dhe rrezikun permanent nga konfliktet e ngrira. Tani jemi dëshmitarë të një përshkallëzimi të përmasave të mëdha me shumë viktima të pafajshme izraelite dhe palestineze. E gjithë kjo vjen si mungesë e guximit dhe vullnetit për të përmbyllur paqen. Një tragjedi e ngjashme po i troket në derë edhe Kosovës, sepse terrori po ndodhë në territorin e saj, jo të Serbisë. As të miqve tanë europianë dhe amerikanë”, ka deklaruar ish kryeministri. Sipas Mustafës, Kosova është përballur me sulm terrorist më 24 shtator nga një grup i serbëve të armatosur, se Prishtina e ka quajtur akt agresioni nga Serbia kurse vendet perëndimore po presin perfundimin e hetimeve për të parë se kush qëndron prapa sulmit. Zgjidhja e vetme ndaj kësaj politike të Serbisë, sipas ish-kryetarit të LDK-së, është bashkërendimi me SHBA-të dhe BE-në. Po ashtu ai tha se duhet të ketë një përgjigje të qartë duke treguar gatishmëri për dialog. Duke folur per politiken e ndjekur nga kryeministri Albin Kurti, Isa Mustaha theksoi se “Çdo krekosje populiste, për veshët e militantëve dhe për vota, ka rrisqe të parikuperueshme për Kosovën” Rundi i fundit i bisedimeve mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçie, është zhvilluar më 14 shtator, por nuk ka patur ndonjë përparim. Kurti ka fajësuar ndërmjetësuesit evropianë për anshmëri – gjë që është konsideruar si “akuzë e pabazë” nga BE-ja. Ndërkaq, zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka thënë se dialogu duhet që të vazhdojë, se nuk ka rrugë tjetër.Sipas Stano-s, BE-ja është ndërmjetës i ndershëm, që ndihmon palët për të gjetur konsensusin.

