Connect with us

Aktualitet

Ngrin Marrëveshja e Bratislavës/ 25-a nuk mjafton, mbeten sanksionet

Përveç një njoftimi fillestar për reduktim të 25 % të pranisë policore në objektet komunale në veri të Kosovës dhe në hapësirat përrreth, Qeveria e Albin Kurtit s’ka marrë ndonjë vendim tjetër që do të çonte në plotësimin e kërkesave të Bashkimit Evropian, për të cilat ka pasur një dakordim në mes të Emisarit të BE-së, Miroslav Lajcak dhe kryenegociatorit Besnik Bislimi.

Nuk ka pasur as ndonjë vlerësim të gjendjes së sigurisë për të proceduar me reduktim tjetër të forcave policore, e as ndonjë lëvizje për organizim të zgjedhjeve të reja në veri të vendit, të cilat janë edhe kushtet për de-përshkallëzimin e kerkuar nga Bashkimi Evropian, per te cilin s’është i mjaftueshëm reduktimi me 25 % i forcave policore dhe se nevojiten hapa të tjerë.

Amabasdori francez, Olivier Guerot, ka thënë se në Bratisllavë, Lajcak dhe Bislimi, ishin marrë vesh për reduktim të menjëhershëm të pranisë policore në objekte komunale dhe rreth ndërtesave, vlerësim të përbashkët të situtaës së sigurisë me EULEX-in dhe nëse është e nevojshme edhe KFOR-in, në mënyrë që të vlerësohet mundësia e reduktimit të forcave policore. Ndërkohë pika e fundit ka qenë organizimi i zgjedhjeve në veri dhe krijimi i bazës së nevojshme ligjore.

 

Advertisement